Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pritet në takime nga zyrtarë të lartë shtetëror të Italisë

8 Prill, 2015

Prishtinë, 8 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian,  z. Bekim Çollaku, i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian,  znj. Teuta Sahatqija, dhe anëtarët e këtij komisioni z. Ilir Deda  dhe znj. Luljeta Veselaj Gutaj, sot kanë zhvilluar dy takime të ndara në Parlamentin Italian, me anëtar të Komisioneve  për Punë të Jashtme dhe  Çështje Evropiane nga Dhoma e deputetëve dhe Senati.

Në  takimin  në Dhomën e deputetëve të Parlamentit Italian prezent ishin, z. Fabrizio Cicchito, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe z. Michael Brodo, kryesues i Komitetit për Politika të BE-së si dhe anëtarët tjerë të komisioneve parlamentare përkatëse.  Ndërsa takimin në Senatin e Republikës e udhëhoqi senatori Vannino Chiti, kryetar i Komisionit për Politika të BE-së në Senatin Italian.

Në të dy takimet është biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes të Kosovës dhe Italisë si dhe realizimin e marrëveshjeve dypalëshe me fokus në bashkëpunimin ekonomik, rritjen e investimeve italiane dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve. Delegacioni i  Republikës së Kosovës përveç këtyre temave diskutoi edhe për ngritjen e bashkëpunimit politik, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe përforcimin e bashkëpunimit  ndërparlamentarë etj.

“Në takimet e sotme me përfaqësuesit institucional, përfshirë parlamentarët italian  që i takuam sot,  është e qartë që me Italinë, Republika e Kosovës ka një miqësi të thellë dhe afatgjate dhe më la përshtypje fryma pozitive në raport me procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE si për Kosovës, si për vendet tjera të Ballkanit. Ishte një mundësi e mirë për të diskutuar se si mund ta thellojmë bashkëpunimin tonë edhe më shumë. Parlamentarët shprehën mbështetjen e madhe të Italisë për Republikën e Kosovës dhe për procesin e integrimit evropian, përfshirë  nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe përfundimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ata gjithashtu u interesuan për zbatimin e reformave në një sërë fushash, ku me kënaqësi ne si delegacion i informuam për të arriturat e deritanishme dhe për ato që do të bëhen në ditët dhe javët në vazhdim, si në planin e integrimit evropian në përgjithësi, ashtu edhe në çështje të brendshme dhe të bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Ministri Çollaku.

Disa nga temat tjera për të cilat u interesuan për të dëgjuar më shumë ishin ato lidhur me progresin e  Kosovës në adresimin e sfidave në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e radikalizmit, adresimin e migrimit të parregullt, përfaqësimin institucional të grave, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirinë fetare etj.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministri Çollaku pritet në takime nga zyrtarë të lartë shtetëror të Italisë "

  1. Residual income thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 18862 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takime-nga-zyrtare-te-larte-shteteror-te-italise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takime-nga-zyrtare-te-larte-shteteror-te-italise/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takime-nga-zyrtare-te-larte-shteteror-te-italise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *