Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ramadan Ilazi, merr pjesë në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare Rome

8 Prill, 2015

Prishtinë, 8 prill – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, mori pjesë sot në konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit  në të cilën vlerësoi lartë historinë, traditën dhe kulturën e këtij komuniteti.

Ai ka theksuar se  Republika e Kosovës, po bënë shumë përpjekje për përfshirjen e romëve në shoqëri dhe se në këtë drejtim ka shënuar dukshëm progres në krahasim me vendet rajonit.

“Kosova është e dizajnuar të shërbej si hapësirë e bashkëjetesës së identiteteve të ndryshme kulturave, fetare dhe etnike. Shteti ynë ka kuptim vetëm atëherë kur të gjithë, pavarësisht identitetit të tyre, e shohin Kosovën si shtëpinë e tyre dhe janë të gjendje të jetojnë të lirë prej frikës dhe dëshirës  Integrimi Evropian i Kosovës është proces i shtet-ndërtimit. Sa më shumë së shteti ynë afrohet me BE-në, aq më shumë progres do të shënojmë në sfidat e brendshme të integrimit. Prandaj Liberalizimi i Vizave dhe MSA janë prioritete kosovare, janë prioritete edhe të komunitetit Rom”, ka thënë ai.

Ilazi ka përkujtuar që në kuadër të këtij angazhimi Qeveria në dhjetor të vitit  2009  kishte miratuar Planin e Veprimit që rrjedhë nga Strategjia për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptias për përudhën 2009 – 2015.

Kjo strategji ka thënë se ka për qëllim kryesor përmirësimin e kushteve të jetesës për këto komunitete si dhe krijimin e kushteve politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore për krijimin dhe forcimin e identitetit, respektimin dhe mbrojtjen e vlerave te këtyre komuniteteve.

“Duke pasur parasysh që Strategjia dhe Plani i Veprimit janë afër përfundimit, tani është nevoja për përgatitjen e Planit të ri të Veprimit, për të cilin besoj që shumë shpejtë do fillojnë përgatitjet”, ka njoftuar z. Ilazi. Implementimi i Strategjisë për komunitetin RAE ka thënë se është çelës i progresit. “Gjithmonë ka hapësirë për të bërë më shumë e këtë duhet dhe do të mund ta bëjmë vetëm në koordinim të plotë me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet publike”, ka plotësuar më tej.

Ndonëse Ministria e Integrimit Evropian, nga 4 marsi i këtij viti nuk mbanë kryesimin e Komitetit Drejtues Ndër Institucional për Zbatimin e kësaj strategjie, zëvendësministri Ilazi, ka potencuar se edhe në cilësinë e anëtarit kjo ministri do të vazhdoj përkushtimin në drejtim të përshpejtimit të arritjes së objektivave dhe aktiviteteve që janë pjesë e institucioneve dhe mekanizmave tjerë mbështetës.

Last modified: 12 Gusht, 2022

6 Responses to " Zëvendësministri Ramadan Ilazi, merr pjesë në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare Rome "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ramadan-ilazi-merr-pjese-ne-konferencen-per-shenimin-e-dites-nderkombetare-rome/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 98861 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ramadan-ilazi-merr-pjese-ne-konferencen-per-shenimin-e-dites-nderkombetare-rome/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 75549 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ramadan-ilazi-merr-pjese-ne-konferencen-per-shenimin-e-dites-nderkombetare-rome/ […]

  4. Willis Wilkins thotë:

    Hello, i think that i saw you visited my weblog so i came to ?eturn the favor텶’m trying to find things to improve my web site!I suppose its ok to use some of your ideas!!

  5. Marilyn Jordan thotë:

    Hey there, You have done a fantastic job. I will certainly digg it and personally recommend to my friends. I’m confident they’ll be benefited from this site.

  6. Study in Africa thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ramadan-ilazi-merr-pjese-ne-konferencen-per-shenimin-e-dites-nderkombetare-rome/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *