Integrimi Evropian

Intensifikohet puna në procesin e liberalizimit të vizave

22 Janar, 2015

Prishtinë, 22 janar 2015 – Sot, Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ftoi në takim Grupin Punues për Liberalizimin e Vizave. Gjatë takimit, Ministri Çollaku i njoftoj përfaqësuesët e institucioneve për kontekstin politik të procesit të liberalizimit të vizave dhe u njoftua për së afërmi për sfidat e mbetura në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit u diskutuan kriteret e mbetura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Institucionet respektive raportuan në kuadër të Grupit Punuës për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin me qëllim të adresimit të kritereve të mbetura.

Ndër të tjera, Ministri Çollaku tha “Qeveria e Republikës së Kosovës është dakorduar me Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura. Ky raport do t’i dërgohet Komisionit Evropian vetëm atëherë kur të vlerësojm se kemi arritur të përmbushim të gjitha veprimet dhe masat e parapara me dokumente strategjike. Prandaj sa më shpejt të adresohen kriteret e mbetura aq më shpejt do të dërgohet raporti në Bruksel, duke hapur rrugë kështu Komisionit Evropian për të dërguar edhe një mision vlerësues para se të nisen procedurat e brendshme te BE-së për për ndryshimin e rregullores 539/2001, pra të rekomandoj që Kosova të futet në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE pa viza”.

Në fund të takimit, Grupi Punuës konkludoj punimet me ndarjen e detyrave për secilin institucion përgjegjës dhe dakordimin e afateve kohore për zbatimin e kritereve të mbetura.

Last modified: 12 Gusht, 2022

One Response to " Intensifikohet puna në procesin e liberalizimit të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohet-puna-ne-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *