Integrimi Evropian

E Diela Evropiane në Mitrovicë

26 Korrik, 2015

Mitrovicë, 26 korrik 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z.Ramadan Ilazi, mori pjesë të dielën në një debat me të rinj shqiptarë dhe të komunitetit serb në Mitrovicë nën organizimin e Qendrës Rinore “Diakonie”, ku u diskutua për progresin dhe sfidat e Kosovës në procesin e integrimit me fokus mënyrën e përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në këtë proces.

“Procesi i integrimit evropian ka transformuar rajonin e Ballkanin, si përmes nxitjes së reformave për zhvillim ekonomik dhe funksionim demokratike të institucioneve publike, dhe po ashtu edhe duke krijuar proces për normalizim të marrëdhënieve midis popujve të rajonit”, ka thënë z. Ilazi.

Gjatë këtij debati shumë të rinj u interesuan për procesin e liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe BE-së dhe lidhur me këtë zëvendësministri theksoi se që nga viti 2012 kur ka filluar dialogu për liberalizim të vizave, është bërë një progres i jashtëzakonshëm në përmbushjen e kushteve të parashtruar, dhe se jemi shumë afër përmbylljes së procesit.

“Plotësimi i kushteve të cilat na janë parashtruar kanë ndihmuar edhe vendin tonë të avancoj, dhe progresi në liberalizim të vizave, nënkuptojnë progres në integrimin evropian. Ka një mobilizim të shtuar të të gjitha institucioneve të Kosovës si dhe po ashtu duket të ketë edhe vullnet të mjaftueshëm në Bashkimin Evropian që të shndërrojnë këtë vit në vit evropian për vendin tonë”, ka plotësuar z.Ilazi.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

2 Responses to " E Diela Evropiane në Mitrovicë "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/e-diela-evropiane-ne-mitrovice/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/e-diela-evropiane-ne-mitrovice/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *