Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi diskuton për procesin e integrimit me institucionet e organizatat lokale në Drenas

30 Korrik, 2015

Drenas, 30 korrik 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi sot së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, ka diskutuar për progresin dhe sfidat e agjendës evropiane në Drenas, me qëllim që procesi i integrimit evropian të jetë sa më afër qytetarit.

Gjatë këtij diskutimi u fol edhe për marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike, me theks promovimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Zëvendësministri Ilazi, argumentoi se procesi i integrimit Evropian për Kosovën është edhe proces i demokratizimit më të madh të vendit.

“ Lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës dhe llogaridhënies janë qenësore për marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian”, pohoi ai.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *