Prishtinë, 30 korrik 2015 – Këshilli Kombëtar për Investime mbajti sot takimin e parë konstituiv të bashkëkryesuar nga ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku si dhe ministri i Financave z. Avdullah Hoti.
Gjatë këtij takimi Këshilli miratoi Rregulloren e Punës dhe financimin e fazës së parë të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10. Po ashtu, u miratua edhe metodologjia për përzgjedhjen dhe prioritizimin e projekteve të infrastrukturës, si dhe u diskutua lista preliminare e projekteve prioritare infrastrukturore.
Me këtë rast ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, bëri të ditur se ky këshill që do të koordinoj procesin e financimit të projekteve infrastrukturore në vend, ka për qëllim që të siguroj sinergji në mes të burimeve të ndryshme të financimit, përkatësisht buxhetit, huave dhe granteve.
” Synimi ynë është që deri në muajin nëntor të kemi të përgatitur Listën Prioritare të Projekteve në fushën e transportit, energjisë dhe mjedisit, për të vazhduare pastaj me çështjet infrastrukturore në sektorin social, por njëkohësisht do të konsiderohet edhe përfshirja e sektorëve të tjerë, pasi që zbatimi i metodologjisë për prioritizimin e projekteve infrastrukturore tani më është edhe kriter zyrtar i Komisionit Evropian”, ka thënë ai teksa ka shpjeguar metologjinë për përzgjedhjen dhe prioritizimin e projekteve infrastrukturore.
Kurse ministri i Financave, z. Avdullah Hoti ka theksuar se MF-ja së bashku me MIE-në kanë punuar ngushtë për të bërë themelimin e Komitetit Kombëtar për Investime një realitet dhe shtytës të përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe njëkohësisht të rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Roli i Komitetit do të jetë i rëndësishëm për shqyrtimin më të gjerë të prioriteteve të Qeverisë të cilat do të përcaktojnë shkallën e zhvillimit të vendit si në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, furnizimit të mjaftueshëm me energji të volitshme sipas dinamikës së rritjes së kërkesës, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe ujitje të tokave bujqësore, si dhe shkurtimin e kohës së transportit rrugorë dhe hekurudhorë”, ka thënë ministri Hoti.
Ndërkaq i ngarkuari me punë nga Zyra e Bashkimit Evropian, z. Christof Stock, ka thënë se Këshilli Kombëtar për Investime i një rëndësie të veçantë për Kosovën që të përfitoj nga fondet e BE-së që janë në dispozicion për investime strategjike të cilat lidhin shtetet e Ballkanit Perëndimor mes tyre si dhe me shtetet anëtare të BE-së. “Në veçanti, ne jemi duke i shikuar projektet e mëdha investuese në transport, energji, mjedis dhe infrastrukturë sociale për të cilat është alokuar shuma prej 1.4 miliard eurove për periudhën 2014-2020, në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, ka shtuar ai.
Në këtë takim përveç ministrave anëtarë të këshillit, prezentë ishin edhe përfaqësues të ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare.
Vitin e kaluar, nën udhëheqjen e Kancelares Merkel u organizua takimi i Ballkanit Perëndimor në Berlin me qëllim të dakordimit të prioriteteve rajonale për investime infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor e njohur si “Connectivity agenda”. Pas takimit të Berlinit, janë mbajtur edhe 3 takime të tjera, gjegjësisht takimi i Beogradit, Prishtinës dhe së fundi takimi i Brukselit, ndërsa tani pas një pune disa mujore progresi do të konsolidohet me Samitin e Vjenes që do të mbahet me 27 gusht të këtij viti.
Në kuadër të takimeve “Western Balkan 6” vendet e Ballkanit Perëndimor ishin dokorduar për themelimin e Komiteteve Kombëtare për Investime, obligim ky që ka rrjedh nga procesi i Berlinit. Këto komitete janë platforma përmes së cilave do të diskutohen planet e financimit për secilin hap të ndërlidhur me projektet nga Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore. Për këto projekte BE-ja ka paraparë 1.4 miliard euro në kuadër të procesit të Berlinit.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-pare-i-keshillit-kombetar-per-investime/ […]