Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pret në takim drejtorin politik në MPJ të Austrisë Jan Kickert

30 Korrik, 2015

Prishtinë, 30 korrik – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka pritur sot në takim drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Austrisë, ambasadorin Jan Kickert, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për procesin e integrimit evropian.

Ministri Çollaku, e ka njoftuar ambasadorin Kickert për hapat që kanë ndërmarr institucionet e Republikës së Kosovës drejt plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave duke thënë se pret që brenda këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me këtë proces.

Po ashtu ka theksuar se Kosova është e gatshme për ta nënshkruar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit sa më shpjet dhe të filloj zbatimin e saj në vitin 2016.

Më tej kanë biseduar edhe për përgatitjet për Samitin e Vjenës që mbahet më 27-29 gusht ku vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i drejtohen BE-së me projekte të përbashkëta rajonale të cilat pritet të financohen nga BE-ja.  Lidhur me këtë ministri Çollaku e ka informuar z. Kickert se Kosova në koordinim me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor është e gatshme për prezantimin e projekteve infrastrukturore nacionale të cilat kanë edhe karakter rajonal.

Për më tepër, ministri Çollaku theksoj se sot ka thirrur në cilësinë e bashkë kryesuesit takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Investime ku do të diskutohet lista e projekteve prioritare sektoriale.

Ndërkaq drejtori politik në MPJ-në e Austrisë, ambasadorin Jan Kickert, theksoi  se Austria mbështet fuqishëm Kosovën për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke shprehur bindjen se Samiti i Vjenës do të shërbej si platformë për të konfirmuar forcimin e bashkëpunimit përmes projekteve infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ambasadori nënvizoi se misioni vlerësues për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave që ishte në Kosovë është ndarë i inkurajuar me zbatimin  kritereve teknike duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë për përmbylljen e këtij procesi.

Last modified: 11 Gusht, 2022

9 Responses to " Ministri Çollaku pret në takim drejtorin politik në MPJ të Austrisë Jan Kickert "

  1. brians club thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 85491 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 8894 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  3. CNC boring mill thotë:

    Good write-up, I am normal visitor of one?s website, maintain up the nice operate, and It’s going to be a regular visitor for a long time.

  4. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  8. duurzaam spelen thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

  9. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-drejtorin-politik-ne-mpj-te-austrise-jan-kickert/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *