Prishtinë, 9 tetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti sot në takim, Prof. Dr. Rainer Lindner, drejtor ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike të Evropës Lindore (OST-Ausschuss der deutschen Wirtschaft), dhe dy anëtarët e delegacionit të tij; Z. Helge Tolksdorf, dhe Znj. Anja Quiring të shoqëruar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Dr. Blomeyer me të cilët biseduan për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përgatitjeve për fillimin e negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), por edhe për avancimin e Kosovës në procesin e Liberalizimit të Vizave.
Ndër tjera u diskutuan sfidat aktuale të Republikës së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme; prioritetet e Qeverisë së Kosovës duke iu referuar integrimit Evropian dhe avancimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se:” MSA për Kosovën është e një rëndësie të veçantë si mjet i ankorimit të rrugës Evropiane të Kosovës, por mbi të gjitha i kontribuon Kosovës drejt realizimit të një reforme të qëndrueshme mbarështetërore. Ministrja theksoi që nisja e negociatave e gjen Republikën e Kosovës të përgatitur si rezultat i një pune paraprake të bërë nga të gjitha institicuionet e vendit. Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku njoftoi delegacionin për rrjedhën e plotësimit të kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avancim me integrimin Evropian”.
Poashtu, Ministrja Çitaku tha se: “Kosova do të prodhoj argumente të mjaftueshme përmes të cilave Gjermanisë do ti bëhet më e lehtë përpjekja e saj për të bindur këdo që ka nevojë se Kosova e meriton të jetë anëtare e familjes Evropiane. Dhe se për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit, nuk e synojmë ta kërkojmë një rrugë më të shkurtër, por kërkojmë që BE-ja të vlerësoj punën që po bëjmë bashkërisht në përmbushjen e kritereve, qoftë nga studimi i fizibilitetit qoftë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”.
Nga ana e tij Dr. Lindner tha se: Qeveria Gjermane do të mbështet fuqishëm rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përgatitjet që kanë bërë për fillimin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Si dhe përkushtimin e tyre në adresimin e kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave .
Last modified: 15 Gusht, 2022