Prishtinë, 16 tetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, konferencën për media për publikimin e Raportit të Progresit e filloi me lajmin e shumëpritur për fillimin e negociatave zyrtare për Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit (MSA) në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Negociatat zyrtarisht do të fillojnë me 28 tetor, ku në takimin e parë në mes të dy kryenegociatorëve, Kosovës do ti dorëzohet drafti i Marreveshjes së Stabilizim Asociimit.
Gjatë konferencës ministrja Çitaku tha se: “Qeveria e Kosovës mirëpret publikimin e sotëm të Raportit të Progresit 2013 nga ana e Komisionit Evropian. Raporti paraqet gjendjen reale dhe faktike të zhvillimeve 1 vjeqare të Republikës së Kosovës duke evidentuar të arriturat dhe sfidat e të gjitha institucioneve shtetërore. Raporti i Progresit reflekton të arriturat tona si institucione, por po ashtu vë në pah edhe sfidat që na presin në vazhdim, dhe të cilat do jenë në fokusin tonë permanent. Në këtë drejtim, deri në përfundimin e këtij viti, Qeveria do të miratojë Planin e rishikuar të Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi me qëllim të planifikimit të të gjitha aktiviteteve konkrete dhe afatave kohore për adresimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit”.
Poashtu, ministrja vazhdoi për të thënë se: “Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar në përmbushjen e detyrave të saja në kuadër të procesit integrues në BE. Ne ketë kuadër do shtoja se progres kemi në të gjitha fushat, por ka segmente në të cilat progresi është ma i madh dhe ka fusha në të cilat ka ende punë për tu bërë. Ne besojm që Raporti i Progresit gjatë dymbdhjetë (12) muajve të ardhshme do të shërbënë si bazë për vazhdimin e zhvillimit te dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet akterëve të ndryshëm në shoqërinë tonë, dhe vazhdimin e këtij konsensusit mbarë-shoqëror për ndërmarrjen e reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore”.
Komisioni Evropian nëpërmjet raportit ka vlerësuar se Qeveria ka demonstruar përkushtim të fuqishëm ndaj procesit të integrimit Evropian. Dhe, Strategjia e Zgjerimit ka ri-konfirmuar agjendën Evropiane të Kosovës, me vazhdimin e mbështetjes së dy proceseve kyçe: MSA dhe liberalizimit të vizave.
Progresi që është identifikuar në kuadër të përgatittjeve për fillimin e këtij procesi, dhe paraqet një nga arritjet më të vlefshme të vendit tonë në kuadër të procesit integrues për në BE.
Ky konstatim bazohet edhe në raportin e Komisionit Evropian të muajit prill ku është vlerësuar përmbushja e kritereve afatshurta të cilat kanë mundësuar hapjen e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Associim.
Në raport është evidentuar edhe progres i konsiderueshëm në plotësimin e parakushteve për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave, gjegjësisht në fushën e sigurisë së dokumenteve dhe ri-integrimin e personave të riatdhesuar.
Raporti ka identifikuar progresin sipas fushave kyçe siç janë; funksionimi i Qeverise dhe Kuvendit, Administratës Publike, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, funksionimit të gjyqesorit, si dhe indikatorëve kyç ekonomik.
Me qëllim të ndërtimit të konsensusit të gjerë politik dhe shoqëror për ndërmarrjen e reformave strukturore, institucionet e Kosovës kanë themeluar Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, dhe është hartuar Strategjia për Integrim Evropian të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjeni të plotë fjalimin e Ministres Çitaku në konferncën për media
Last modified: 15 Gusht, 2022