Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt takimi i pestë i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian

7 Tetor, 2013

Prishtinë, 7 tetor 2013 – U mbajt takimi i pestë i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Në këtë takim Ministrja Çitaku foli për Strategjinë për Integrim Evropian, nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe procesin e Liberalizimit të Vizave.

Gjeni të plotë fjalimin e Ministres Çitaku para Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian:

Fjalimi për Strategjinë për Integrim Evropian

E nderuara Presidente,
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,
Zonja dhe Zotërinjë,

Në Mars të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar për Integrim Europian në takimin inaugurues përkrahu iniciativën për krijimin e Task Forcës me qëllim të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Integrim Evropian, si dhe për të zhvilluar konsensus gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm mes institucioneve dhe të gjithë akterëve Kosovare.

Në këtë drejtim, në Maj të vitit të kaluar organizuam takimin e parë të Task Forcës për Integrim Europian, ndërsa në Korrik filluan takimet e Tryezave Tematike të cilat janë udhëhequr nga shoqëria civile, por edhe nga përfaqësuesit institucional.

Në kuadër të takimeve të Tryezave Tematike morën pjesë më shumë se 1000 pjesmarrës. Në mesin e tyre, përfaqsues të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të partive politike, përfaqësues të akademisë dhe komunitetit të biznesit.

Gjithashtu, u angazhua edhe një numër i madhë i ekspertëve vendor të cilët prezantuan materiale diskutuese. Materialet e tilla skenuan gjendjen në fushat specifike në proces të integrimit. Ato u diskutuan dhe u azhurnuan nga pjesëmarrësit në takimet e Tryezave Tematike, për t’u finalizuar me përkrahje të sekretariatit pastaj.

E gjithë kjo u realizua në më shumë se 50 takime dhe punëtori të cilat në të shumtën e rasteve zgjatën për disa ditë dhe në atmosferë konstruktive. Epilogu është dhjetra Materiale diskutuese, Raportet e Tryezave Tematike, Raporti diagnostifikues, si dhe Draft Strategjia të cilën sot e kemi para vetës.

Zonja dhe zotërinjë,

Ajo që e bënë këtë strategji unike janë pjesmarrësit dhe kontributi nga gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë proces dhe për dallim prej strategjive tjera, kjo strategji është rezultat vendorë i cili reflekton sfidat dhe prioritizon nevojat ashtu siq ne i shohim ato.

Po ashtu kjo strategji percakton sfidat, kriteret, objektivat dhe përgjegjësitë të cilat i kemi evidentuar së bashku, sipas prioriteteve të identifikuara  në fushat dhe nënfushat ku ne duhet të fokusohemi në vitet e ardhshme për të siguruar një përshpejtim të agjendës Europiane.

Është me rëndësi të përmendet që kjo strategji është strategji e cila duhet të shërbejë si kornizë për strategjitë tjera sektoriale, dhe si e tillë identifikon dhe prioritizon qështjet kryesore që ndërlidhën me të gjithë sektorët.

Po ashtu, kjo strategji parasheh zhvillimin e mëtejshëm të qeverisjës, përmirsimin e hartimit dhe zbatimit të politikave, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, bashkpunimin ndër shoqëror dhe bashkpunimin rajonal dhe ndërshtetëror.
Pra me fjalë tjera kjo strategji parasheh një listë të gjërë të përgjegjësive për të gjitha strukturat shtetërore dhe shoqërore.

Angazhimi i tërë këtij spektri, përfshirja e të gjithë akterëve dhe bashkëpunimi që është ofru nga të gjithë pa dallim dëshmojnë që kur kemi të bëjmë me agjenden e integrimit evropian, institucionet dhe shoqëria në përgjithësi ka qëndrim dhe qasje unike.

Sa i përket obligimeve të Qeverisë, pas miratimit të sotëm të Strategjisë në Këshillin Kombëtar, Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Zyrën për Planfikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit do të udhëzon të gjitha ministritë që tani e tutje çdo strategji sektoriale duhet të përmban kapitullin e veçantë i cili do të ofron analizë se si strategjia respektive sektoriale do të kontribuon në arritjen e objektivave të identifikuara ne Strategjinë për Integrim Evropian.

Po ashtu, pjesa e madhe e objektivave të Strategjisë do të adresohet edhe përmes rishikimit të Planit te Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, të cilin Ministria e Integrimit do të përgatit deri në fund të këtij viti.

Zonja dhe zotërinjë,

Më lejoni në fund të nëvizoj që ka qenë një sfidë dhe kënaqësi të koordinoj në bashkëpunim me z. Lutfi Haziri përgatitjen e kësaj Strategjisë dhe njëkohësisht falenderoj të gjitha pjesëmarrësit që kanë kontribuar në finalizimin e dokumentit që kemi para vetes sot.

Ju faleminderit për vëmendje.

Fjalimi për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociim

E nderuara Presidente,
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,
Zonja dhe Zotërinjë,

Nisja e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Evropian është një moment historik në kuadër të procesit integrues të vendit tonë.

Marrëveshja Stabilizim Asociimi do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale në kuadër të së cilës Republika e Kosoves dhe Bashkimi Evropian do të bëjmë zotime të ndërsjellëta: nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësim.

Qëllimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociimi është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Është inkurajuese se para nesh kemi një agjendë ambicioze për një marrëveshje që do të përfshij të gjitha elementet tradicionale të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi sikur për vendet tjera të rajonit.

Presim që Marrëveshja Stabilizim Asociimi të këtë një afat kornizë për realizimin e plotë të asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian prej 10 vitesh. Kjo përfshinë, për shembull afatin kohor në kuadër të së cilit produktet tona bujqësore do të mbrohen nga importet e jashtme.

Dua të sqaroj se ky afat nuk ndërlidhet me afatin tonë të anëtarsimit në Bashkimin Evropian, pasi që procesi i anëtarsimit në BE do të përcaktohet bazuar në shpejtësinë e ndërmarrjes së reformave në kuadër të procesi zyrtar të negociatave për anëtarsim.
Marrëveshja do të këtë status ligjor të marrëveshjes ndërkombëtarë, dhe do të jetë një dokument mjaft kompleks – duke u nisuar nga përvoja rajonale marrëveshjet e tilla kanë pasur një volum prej 500 deri 800 faqe.

Një proces i suksesshëm negociator kërkon hierarki të definuar organizative, procedura të thjeshta dhe të qarta, ekspertizë teknike dhe involvimin e të gjithë akterëve politik dhe shoqëror, përfshirë biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile.

Në këtë drejtim, me 27 shkurt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar ekipin negociator.

Udhëheqëse e Ekipit Negociator është Ministria e Integrimit Evropian, ndërsa anëtarët janë:

– Ministri i Punëve të Jashtme;
– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
– Minitri i Financave;
– Ministri i Zhvillimit Ekonomik;
– Ministri i Drejtësisë.

Po ashtu, në Ekipin Negociator do të ftohen nga një (1) përfaqësues të Zyres së Presidentes dhe Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ministrat e tjerë dhe udhëheqës të institucioneve të pavarura do të marrin pjesë në varësi nga çështjet të parapara me agjendë të negociatave.

Ekipi negociator do të këtë mandat të udhëheq negociatat në nivel politik dhe të ofron kornizë të qartë politike për negociatat teknike.

Sa i përket negociatorëve dhe grupeve punuese të negociatave – deri me tani jemi dakorduar me Komisionin Evropian që negociatat do të organizohen në 3 grupe punuese:

1. Grupi punues për çështje tregtare;
2. Grupi punues për përafrim të legjislacionit;
3. Grupi punues për politikat e bashkëpunimit.

Negociatori për çështje tregtare është emëruar Zëvendës Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj.

Negociatori për përafrim të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit është emeruar Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli.
Negociatorët do të veprojn në kuadër të kornizës politike të ofruar nga Ekipi Negociator dhe do të kanë për mandat diskutimin dhe negociimin e të gjitha detajeve të propozim marrëveshjes.

Të nderuar,

Presim që negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi të fillojn në vjeshtë të këtij viti, ndërsa synojmë që negocitat të përmbyllen deri në pranverë të vitit të ardhshëm.
Në bashkëpunim me Komisionin Evropian kemi dakorduar një kalendar intenziv të negociatave.

Në kuadër të procesit negociator do të mbahen 4 takime në nivel të Kryenegociatorëve – ato do të mbahen në muajin tetor, nëntor, shkurt dhe maj. Në ndërkohë këto takime do të plotësohen me takime të Grupeve Punuese.

Negociatat do të zhvillohen sipas kapitujve negociues dhe fillimisht do të negociohen çështjet tregtare, pastaj çështjet e përafrimit të legjislacionit dhe në fund do të negociohen politikat e bashkëpunimit.
Duhet theksuar që nisja e negociatave i gjen institucionet tona të përgatitura.

Tani më 3 muaj kanë filluar përgatitjet teknike në fushën e negociimit të çështjeve tregtare dhe çështjeve të përafrimit të legjislacionit.

Sa i përket çështjeve tregtare, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë një punë të mirë në kuadër të diskutimit me sektorin e biznesit dhe finalizimit të listes së produkteve që do të negociohen në kuadër të MSA-së.

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit, tani më të gjtha institucionet përgjegjëse kanë finalizuar draftet e para të pozicioneve negociuese në këto fusha:

– Ofrimi i shërbimeve;
– Prokurimi publik;
– Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale;
– Levizja e lirë e kapitalit;
– E drejta e themelimit;
– Transporti rrugor;
– Mbrojtja e të dhënave personale;
– Shërbimet dhe rrjetet e komunikimit elektronik;
– Konkurrenca dhe nidhma shtetërore;
– Ndërmarrjet publike, me të drejtat veçanta dhe eksluzive.

Puna e bërë gjatë këtyre 3 muajve dhe finalizimi i pozicioneve negociuese do të mundëson nisjen sa me kualitative të procesit negociator dhe mbrojtjes të interesit të qytetarëve dhe bizneseve.

Në fund, dëshiroj të falenderoj të gjitha institucionet të përfshira për punën e madhe të bërë deri me tani në kuadër të përgatitjes për nisjen e negociatave për MSA.

Ju faleminderit për vëmendje.

Fjalimi për procesin e Liberalizimit të Vizave

E nderuara Presidente,
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,
Zonja dhe Zotërinjë,

Prej 14 Qershor 2012, kurë kemi pranuar udhërrëfyesin për liberalizim të vizave kemi qenë të angazhuar në zbatimin e kritereve që ndërlidhën me këtë proces. Menjëhërë pasi që kemi marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave Komisioni Europian organizoi misionet faktmbledhëse të cilat vlerësuan kornizën legjislative, strategjike dhe zbatimin e kritereve.

Si rezultat i misioneve vlerësuese, në Shkurtë të këtij viti, Komisioni Europian publikoi një raport me rekomandime i cili u inkorporua në planin e veprimit për liberalizim të vizave.

Gjatë kësaj kohe kemi mbajtur tri takime të zyrtarëve të lartë të Komisionit Europian dhe të Zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës të quajtur SOM, praktike e njëjtë si me shtetet e rajonit.

Për më tepër, gjatë tërë kësaj kohe institucionet vendore kanë raportuar në çdo takim të zyrtarëve të lartë për të arriturat që janë ndërmarrë gjatë periudhës raportuese. Kornizën legjislative e kemi përfunduar përpos një ligji i cili ende gjendet për komentim nga zyrtarët e BE-së. Gjithashtu kemi arritur që ti hartojmë të gjitha aktet nënligjore dhe ta plotësojmë kornizën strategjikë por dhe kemi arritur rezultate konkrete në zbatimin e të gjitha blloqeve për liberalizim të vizave.

Për më tepër kemi funksionalizuar strukturat e brendshme të vendit tonë me ç’rast kemi organizuar 9 takime të Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave, forum ky më i lart vendorë i cili ka gëzuar përkrahjen e plotë të KM dhe ku kanë marrë pjesë zyrtarët kyç të institucioneve të Republikës së Kosovës, këto takime janë përcjellë me takime të nivelit teknikë të cilat kanë vlerësuar dhe diskutuar zbatimin e kritereve në fjalë.

Nëse më lejohet unë kam dëshirë të ndalem tek blloqet një nga një kështu që në riatdhesim dhe riintegrim, kemi rezultate konkrete qoftë me zbatimin e marrëveshjeve bilaterale si edhe në riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Në këtë bllok kemi nevojë për një angazhim të theksuar të nivelit komunal, posaçërisht zyrtarët komunal për kthim dhe komunitete duhet të jenë më dinamik në kryerjen e punëve që ju takojnë atyre si sfidë tjetër mbetet nënshkrimi i marrëveshjeve për ripranim me shtete të origjinës siç janë Turqia, Pakistani, Afganistani, Nigeria, Bregu i Fildishtë etj, kjo kërkohet sipas kritereve por edhe legjislacionit vendorë në fuqi me ç’rast ne marrim përgjegjësi për ripranimin e migruesve ilegal të shteteve tjera të cilët shfrytëzojnë territorin e Kosovës si territor transit për të migruar ilegalisht në një vend tjetër, për këtë arsye kemi nevojë ti negociojmë dhe ti nënshkruajmë marrëveshjet për ripranim me këto shtete.

Po ashtu tek siguria e dokumenteve kemi arritur progres, tashmë kemi një operator i cili e furnizon vendin tonë me pasaportat biometrikë me siguri më të lartë në rajon por edhe më gjerë. Gjithashtu përgatitjet për lëshimin e letërnjoftimeve biometrikë kanë përfunduar dhe pritet që në nëntor të këtij viti të fillohet me lëshimin e tyre.

Në këtë bllok sfiduese mbeten regjistrat civil në nivel komunal, aplikimi i sistemit të ri të gjendjes civile, kthimi i plotë të gjithë librave amë që gjenden në Serbi të cilat ka një kohë që kanë filluar të kthehen por ajo që tash duhet bërë është ti digjitalizojmë këto libra dhe ti shfrytëzojmë si mjete për verifikimin e të dhënave personale sa herë që të ketë dyshime në saktësinë e të dhënave personale të shtetasve tanë.

Suksese ka patur edhe në bllokun e dytë, respektivisht në Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe menaxhimin e migracionit dhe azilit. Këtu vlen të theksohet se kufijtë e Kosovës tashmë janë të gjithë nën kontrollin e forcave të Republikës së Kosovës, pajisjet dhe stafi është vendosur dhe marrëveshjet ekzistuese janë duke u zbatuar pa telashe të mëdha.

Sidoqoftë një ndër sfidat më të mëdha qëndron mu në këtë bllok e aj është migrimi ilegal, siç jeni në dijeni, pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë me Serbinë pati një fluks të madh të shtetasve Kosovarë drejtë BE-së të cilët shfrytëzuan territorin e Serbisë për të arritur destinacionin e tyre.

Si rezultat këta persona përfunduan në shumicën e rasteve në qendrat për të huaj në Hungari, përafërsisht llogaritet se kanë qenë diku rreth 5000 persona të cilët kanë marrë këtë rrugë të rrezikshme. Për ta adresuar këtë fenomen ne kemi ndërmarrë hapa qoftë në vetëdijesimin e shtetasve tanë por gjithashtu kemi ndërmarrë veprime për ndëshkimin e kontrabanduesve të cilët i kanë mashtruar këta qytetarë dhe si rezultat është vërejtur një ulje drastike e këtij numri në pjesën e dytë të vitit.

Të nderuar kjo është një sfidë reale për procesin e liberalizimit të vizave dhe jemi më se të sigurt që kjo sfidë do të adresohet në të gjitha raportet relevante, qofshin ato për Integrim Europian siç është raporti i progresit, qoftë për liberalizim të vizave apo edhe në raportet konkrete për migracion.

Po ashtu vlen të theksohet që zbatimi i kritereve në bllokun e dytë, posaçërisht në MIK kërkon kosto të lartë të shpenzimeve pasi që nevojiten pajisje dhe trajnime të specializuara për ti zbatuar këto kritere.
Sa i përket bllokut të tretë i cili mbulon Sigurinë dhe rendin publik vlen të theksohet se ky përpos që është blloku me numrin më të madh dhe me kompleks të kritereve në krahasim me blloqet tjera.

Sa i përket progresit të arritur vlen të ceket që përpos kompletimit në masë të madhe të kornizës ligjore dhe asaj strategjike në këtë bllok është arritur progres edhe në luftimin e dukurive negative me ç’rast:

· Vetëm gjatë pjesës së parë të 2013 janë ndërmarr 69 operacione policore kundër trafikimit me njerëz, janë hapur 47 raste të reja, janë identifikuar 32 viktima të trafikimit dhe 28 nga ta kanë marrë ndihmë.

· Strategjia kundër trafikimit me narkotikë është duke u zbatuar. Gjatë pjesës së parë të 2013 janë ndërmarrë 375 raste të trafikimit me narkotikë, më 607 persona të dyshuar, 382 arrestime.

· Gjatë pjesës së parë të vitit 2013, Njësiti për Inteligjencë Financiare ka hapur 74 raste të dyshuara për aktivitete të shpëlarjes së parasë dhe 14 i janë përcjellur Prokurorisë. Gjithashtu Agjencia për Menaxhimin e Aseteve të Konfiskuara dhe të Sekuestruara ka pranuar 17 vendime për konfiskim dhe sekuestrim dhe ka shitur përmes ankandeve asetet e konfiskuara.

Me iniciativën e Këshillit Prokurorial është filluar me zhvillimin e regjistrit përcjellës (track rekord) me përmbajtje të të dhënave të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky mekanizëm është operacional dhe mbështetet nga një grup punues ndër-institucional. Ky mekanizëm do të siguroj qasje të harmonizuar drejt kategorizimit të veprave sipas Kodit Penal dhe do të siguroj se të dhënat prodhohen kurdo herë që lind nevoja, ky po ashtu është njëri nga kriteret më të rëndësishme të këtij blloku i cili tashmë është plotësuar.

Sa i përket bashkëpunimit në zbatimin e ligjit

Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për doganat me këto vende: Austria, Bullgaria, Hungaria, Republika Çeke, Gjermania, Irlanda, Suedi, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.

Deri më tani Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje në fushën e zbatimit të ligjit me Austrinë, Suedinë, Kroacinë, Shqipërinë, Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë; marrëveshje për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore me Francën dhe Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë; marrëveshje të sigurisë me Gjermani; dhe një marrëveshje për të luftuar krimin e organizuar dhe migrimin e parregullt me Hungarinë. Gjithashtu në proces të negocimit janë marrëveshjet për bashkëpunim policor me Turqinë, Zvicrën dhe Estoninë.

Policia e Kosovës është duke bërë përpjekje që në mënyrë proaktive të shqyrtojë mundësitë për bashkëpunim me agjencitë evropiane për zbatim të ligjit e sidomos me EUROPOL. Kështu, gjatë vitit 2013 PK ka mbajtur 4 takime operacionale me EUROPOL, kurse gjithashtu janë duke u zhvilluar tri hetime të përbashkëta, në mënyrë të rregullt PK merr pjesë në organizimet që zhvillohen nga EUROPOL.

Për shkak të pamundësisë për anëtarësim në EUROPOL dhe INTERPOL ky do të jetë njëri nga kriteret më vështirë të realizueshëm. Megjithatë, rekomandohet që të vazhdohet me mbajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të kontakteve me këto mekanizma, dhe aty ku është e mundur të thellohet bashkëpunimi, sidomos sa i përket aspektit operacional.
Kosova ka përfunduar marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellët ligjore me Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë; marrëveshjen për ekstradimin me Maqedoninë dhe Turqinë; dhe marrëveshje për transferimin e personave të dënuar me Belgjikën, Zvicrën, Maqedoninë, dhe Turqinë.

Negociatat me Gjermaninë, Italinë, dhe Shqipërinë, për ndihmën e ndërsjellët ligjore, ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar janë përfunduar, kurse marrëveshja është nënshkruar me Italinë në qershor 2013. Gjithashtu, po vazhdohet me negocimin e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik në çështje penale me Malin e Zi dhe Slloveninë, kurse negociatat me Hungarinë, Austrinë, Bullgarinë dhe Katarin do të fillojnë shpejt. Kosova u është afruar edhe 23 shteteve të tjera për të negociuar marrëveshje të mëtejshme.

Sa i përket bllokut të katërt, respektivisht liria e lëvizjes dhe respektimi i drejtave të komuniteteve vlen të theksohet se liria e lëvizjes brenda territorit të Kosovës nuk është problematike, përveç në veri. Situata në veri ka konotacion politik dhe varet tërësisht nga rrjedhoja e dialogut politik. Qeveria është në proces të dialogimit dhe besohet se gradualisht zgjidhja e problemeve në veri do të kontribuoj në lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.

Krimet me motive etnike janë duke u hetuar nga autoritetet Kosovare. Sipas statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjatë vitit 2012, 3 raste të krimeve ndëretnike janë procesuar, nga të cilat 1 është zgjidhur dhe 2 janë akoma në proces. Përderisa gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 janë procesuar 5 raste të krimeve me motive etnike, 2 nga të cilat janë të trashëguara. Kurse sa i përket rasteve të hetuara nga Departamentet e Krimeve të Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda të Prokurorive Themelore, ato kanë pranuar në punë gjithsejtë 5 kallëzime penale, kurse të trashëguara janë 3 kallëzime penale.

Në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e minoriteteve dhe parandalimit të këtyre incidenteve, Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi , si organe konsultative në kuadër të komunave, janë aktive në 32 komuna dhe joaktive në 5 komuna, në përgjithësi në komunat me shumicë Serbe si ato të veriut, Shtërpce dhe Ranillug. Sfidë në këtë bllok mbetët sigurimi i një atmosfere jo diskriminuese për të gjitha komunitetet, pra jo vetëm për ato etnike, gjinore apo religjioze por edhe për komunitetet tjera si komuniteti i LGBT-ve. Posaçërisht në këtë aspekt institucionet e vendit duhet ti hetojnë dhe zbulojnë vandalët e incidentit Kosova 2.0 dhe të ngritim vetëdijesimin kundër-diskriminimit të citit do komunitet.

Zonja dhe zotërinj kërkoj ndjesë nëse e kam zgjatur më shumë së që keni pritë, por procesi i liberalizimit është kompleks dhe voluminoz. Siç e thashë më herët ne jemi në pritje të misioneve vlerësuese të cilët tash një vit e kanë bërë vlerësimin e parë, e që i bie 3 muaj pasi që e kemi marrë udhërrëfyesin, mirëpo tani ne jemi të gatshëm dhe presim një rundë të re të vlershmit të zbatimit të kritereve në mënyrë të paanshme dhe në parime të meritokracisë.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

7 Responses to " U mbajt takimi i pestë i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian "

  1. พรมรถ thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 63745 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  5. web thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-peste-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *