Prishtinë, 22 prill 2014 – Sot me 22 Prill 2014 nën organizimin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Integrimit Evropian, u mbajt takimi i Komisionit Ekzekutiv “Ekonomia, Kontrolli Financiar dhe Statistikat”, me ç’rast u diskutua për progresin dhe zhvillimet ne fushat e politikave makroekonomike, fiskale, zhvillimet ne sektorin financiar, aspekti i ndërmarrjeve publike dhe rregullatorëve, kapitali fizik dhe human, auditimi i brendshëm dhe i jashtëm, dhe statistikat.
Gjatë takimit, Ministria e Integrimit Evropian prezantoi draft kontributin për Raportin e Progresit 2014. Pjesëmarrësit u dakorduan për progresin e arritur sipas fushave ne vijim:
Në fushën e ekzistencës së ekonomisë funksionale të tregut gjate kësaj periudhe janë miratuar tri ligje si dhe një rregullore. Është konfirmuar se Kosova ka vazhduar ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Gjate takimit janë diskutuar të arriturat në fushën e politikave kryesore fiskale, trendët dhe indikatorët e zhvillimeve sa i përket inflacionit, borxhit publik, rritjes ekonomike, ndërveprimit të forcave te tregut si dhe hyrje-daljet në treg. Janë diskutuar masat e ndërmarra për përmirësimin e ambientit te te berit biznes dhe aspektet ligjore si ndërmjetësimi dhe përmbarimi i vendimeve gjyqësore. Për më tepër u konfirmuan edhe indikatorët kryesor të sektorit financiar që tregojnë një stabilitet të vazhdueshëm.
Në fushën e kapacitetit të përballjes me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së gjatë periudhës raportuese janë miratuar një udhëzim administrativ, një plan kombëtar i veprimit si dhe dy strategji ne fushën e energjisë. Janë paraqitur investimet në kapitalin njerëzor si dhe atë fizik. Është bërë progres i qartë në investimet e infrastrukturës, kryesisht atë rrugore. Në takim janë paraqitur edhe të dhënat e fundit të integrimit tregtar të Kosovës me BE-ne, ku janë paraqitur trendët e eksportit dhe importit me BE-ne, si dhe shtetet kryesore partnere.
Në fushën e Kontrollit Financiar u diskutua progresi në legjislacion sa i përket auditimit te brendshëm dhe menaxhimit dhe kontrollit financiar duke përfshirë miratimin e 2 rregulloreve. Ka pasur progres edhe në ngritje të kapacitetit institucional duke përfshi themelimin e Njësisë Qendrore Harmonizuese në Ministrinë e Financave. Ndërsa sa i përket implementimit të politikave, 93 raporte janë pranuar nga Njësitë e Auditimit të Brendshëm. Për me tepër një numër i konsideruar i auditorëve të brendshëm janë duke ndjekur programin e trajnimit dhe certifikimit.
Ne auditimin e jashtëm, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka aprovuar raportin vjetor të auditimit, ka filluar përgatitjet per auditivet e obligueshme të rregullsisë për vitin 2013. ZAP ka kryer një auditim të fondeve të donatorëve. Sa i përket kapaciteteve institucionale, 11 menaxher të ZAP janë certifikuar si menaxher të cilësisë nga instituti austriak QUALITY AUSTRIA.
Në fushën e Statistikave, janë bërë gjithsej 35 botime që nga shtatori 2013 deri ne Prill 2014. Këto botime janë bërë për fusha të ndryshme si: llogari kombëtare, statistika te inflacionit, statistika sociale dhe statistika bujqësore.Ne lidhje me statistikat e biznesit, është nxjerr vendimi për krijimin e këshillit të ekspertëve për zbatimin e Rregullores nr. 11/2013 për implementimin e standardit për klasifikimin e veprimtarive ekonomike sipas NACE-Rev.2. si dhe janë mbledhur të dhënat përfundimtare për transferin e klasifikimit te veprimtarive ekonomike nga NACE Rev.1 në NACE Rev 2.
Ka pasur progres në ngritje të kapacitetit institucional duke përfshirë integrimin e zyrave rajonale në departamentin për anketime dhe regjistrime si dhe operacionalizimin e departamentit për politika, planifikim, koordinim dhe komunikim.
Kontributi për Raportin e Progresit do te dorëzohet Komisionit Evropian zyrtarisht me 2 maj 2014. Kjo do te përbenë kontributin e pare te institucioneve për vitin 2014, ndërsa kontributi i dyte dhe final do te dorëzohet me 1 shtator 2014.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you can find 80059 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-progresi-ne-fushen-e-ekonomise-kontrollit-financiar-dhe-statistikave/ […]