Prishtinë, 22 prill 2014 – Ministrja Çitaku ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Harmonizim me BE-në të Republikës së Turqisë z. Mehmet Sayım Tekelioğlu.
Ministrja Çitaku e ka njoftuar z.Tekeliogu për progresin që po arrihet në Kosovë, në fushën e integrimeve evropiane në veçanti, por edhe në forcimin e gjithanshëm të shtetësisë.
Ministrja Çitaku dhe z.Tekelioğlu gjatë takimit janë fokusuar në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e shkëmbimeve në fushat e Integrimit të Kosovës drejtë bashkimit Evropian.
Ministrja Çitaku foli edhe për fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar përkrahjen turke në këtë drejtim.
Më tutje, gjatë takimit është biseduar edhe për proceset e fundit në rajon dhe më gjerë.
z. Mehmet Sayım Tekelioğlu ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Turqisë për avancimin e gjithanshëm të proceseve.
Last modified: 12 Gusht, 2022