Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Përfundon turneu dyjavor me autobus në kuadër të fushatës informuese për procesin e Liberalizimit të Vizave

19 Prill, 2014

Prishtinë, 19 prill 2014 – Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizoi turneun informativ me autobus në 40 fshatra dhe qytete të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave. Ky turne, pas dhjetë ditësh, përfundoi sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Qëllimi i këtij turneu ishte të bëhet vetëdijësimi dhe t’u ofrohet mundësi qytetarëve të Kosovës të informohen më në detaje me pasojat që sjellë rruga e migrimit jo të rregullt, si financiare ashtu edhe rreziqet fizike që i presin ata gjatë këti procesi. Qytetarët kishin mundësinë të bashkëbisedojnë me fytyra publike dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme të Kosovës për migrimin jo të rregullt, riintegrimin e përsonave të riatdhesuar dhe procesin e liberalizimit të vizave në tërësi.

Gjatë dhjetë ditëve të turneut me autobus janë vizituar të gjitha rajonet e Kosovës ku është biseduar me banorët e të gjitha komuniteteve. Interesimi i qytetarëve për këtë turne dhe për fushatën në përgjithësi ishte jashtëzakonisht i madhë, pët tu informuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe pasojat e migrimit jo të rregullt.

Fushata është cilësuar si atraktive, e qëlluar dhe mjaft aktuale duke pas parasysh që pothuajse të gjitha komunat e Kosovës ballafaqohen me sfidën e migrimit jo të rregullt dhe riintegrimin e të riadhtesuarve. Gjatë turneut janë takuar shumë të riatdhesuar të cilët e ndanë përvojën e tyre para dhe pas riatdhesimit ku shumë nga ta treguan përvojat e tyre gjatë migrimit dhe se ishin të lumtur që janë kthyer për të krijuar jetë në Kosovë.

Në anën tjetrë gjatë fushatës është hasuar edhe në qytetar të pakënaqur dhe të revoltuar për gjendjen e tyre të deritanishme dhe që ishin të gatshëm të migrojnë në mënyrë jo të rregullt. Qytetar të tillë janë informuar për të gjitha pasojat që migrimi jo i rregullt sjell me vete dhe se parandalimi i kësaj dukurie është një nga kushtet krysore që Kosova duhet të përmbushë drejt rrugëtimit për marrjen e liberalizimit të vizave.

Ministria e Integrimit Evropian edhe pas përfundimit të turneut do të vazhdojë me aktivitete tjera për të vetëdijësuar qytetarët e Kosovës për rreziqet dhe pasojat e migrimit jo të rregullt dhe procesin e Liberalizimit të Vizave.

Last modified: 12 Gusht, 2022

One Response to " Përfundon turneu dyjavor me autobus në kuadër të fushatës informuese për procesin e Liberalizimit të Vizave "

  1. vigrx plus thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/perfundon-turneu-dyjavor-me-autobus-ne-kuader-te-fushates-informuese-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *