Prishtinë, 25. Prill 2014 – Sot nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë se Integrimit u mbajt takimi i Komisionit Ekzekutiv për “Inovacion, Kapital Njerëzor, Politika Sociale dhe Shoqëri Informative” për këto tema:
1. Shoqëria informative dhe mediat,
2. Politikat e punësimit dhe ato sociale,
3. Politikat e shëndetit publik,
4. Arsimi dhe hulumtimi.
Gjatë takimit, Ministria e Integrimit Evropian prezantoi draft kontributin për Raportin e Progresit 2014. Pjesëmarrësit u dakorduan për progresin e arritur sipas fushave në vijim:
Shoqëria informative dhe mediat – u konfirmua progresi i arritur në fushën e legjislacionit sekondar në fushën e telekomunikacionit. Sa i përket zhvillimeve institucionale është shënuar progres në kontekst të emërimit zyrtareve të rinj dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale. Ndërkaq në kuadër të bashkëpunimit rajonal është vlerësuar pozitivisht nënshkrimi i Marrëveshja Teknike nga ARKEP me homologet rajonal (Mali i Zi, Shqipëri, dhe Maqedoni).
Politikat e punësimit dhe ato sociale – u konfirmuar progresi sa i përket miratimit të legjislacionit. Gjithashtu, u konfirmua progresi sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale si dhe avancimi i mëtejmë i zyrave të punësimit. U paraqitën të arriturat në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta me vendet e rajonit. Po ashtu u diskutua edhe për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet të strehimoreve të ndryshme.
Politikat e shëndetit publik – u konfirmua progresi i arritur ne fushën e legjislacionit primar dhe sekondar përfshirë miratimin e ligjit për Sigurime Shëndetësore ne kuadër te reformës në shëndetësi. Sa i përket zhvillimeve institucionale është shënuar progres në kontekst të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit te mëtutjeshëm te sistemit informativ shëndetësor.
Arsimi dhe hulumtimi – u konfirmua progresi i arritur me miratimin e udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të ndryshme si dhe aprovimi i dy strategjie për përmirësimin e praktikës profesionale dhe orientimin në karrierë. Sa i përket ngritjes institucionale u konfirmua përpilimi i planprogrameve për profilet e reja sipas kërkesave të tregut të punës, ndëertimi dhe inventarizimi i shkollave të reja, trajnimi i mësimdhënësve, si dhe hartimi dhe akreditimi i programeve për Zhvillimin Profesional te Mesimdhenesve, në zbatimin e Kornizës të Kurrikulë të Kosovës. Është diskutuar edhe përkrahja e projekteve kërkimore shkencore, pajisja e shkollave me kabinete të teknologjisë informative.
Në fushën e arsimit gjithëpërfshirës janë vlerësuar hapat e marre për botimin e librave në gjuhën amtare të komunitetit RAE si dhe përkrahja e nxënësve të komunitetit me bursa për studime në universitetet publike të Kosovës.
Kontributi për Raportin e Progresit do t’i dorëzohet Komisionit Europian zyrtarisht me 2 maj 2014. Kjo përbën kontributin e parë të institucioneve për vitin 2014, ndërsa kontributi i dytë dhe final do të dorëzohet me 1 shtator 2014.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-progresi-ne-fushen-e-arsimit-inovacionit-dhe-politikave-sociale/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-progresi-ne-fushen-e-arsimit-inovacionit-dhe-politikave-sociale/ […]