Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Diskutohet koordinimi i donatorëve në fushën e financave publike

28 Nëntor, 2012

Prishtinë, 26 nëntor 2012. – U mbajt takimi i grupit punues sektorial për koordinimin e donatorëve për Financat Publike.  Në takim morën pjesë donatorët të cilën përkrahin këtë sektor si dhe zyrtarë nga Ministria e Financave MF, Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ZAP.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i zhvillimeve të fundit ekonomike, gjegjësisht zhvillimi makroekonomik dhe mikrofiskal; zhvllimet e fundit buxhetore – buxheti 2013. Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi progresin në zhvillim e sistemit statistikor të Kosovës, planet e ardhshme si dhe programin pesë vjeçar të statistikave të ASK-së.

Gjithashtu, u prezantuan të rejat e fundit nga menaxhimi i financave publike, duke përfshirë kontrollin financiar publik dhe auditimin e brendshëm. Gjithashtu, nga ZAP u prezantuan zhvillimit e fundit mbi aktivitetet reformuese të këtij institucioni. Përveç prezantimit mbi zhvillimet e fundit në këto fusha, zyrtarët institucional shpalosën edhe prioritetet që kërkojnë financim nga donatorët.

Donatorët prezantuan aktivitetet e tyre të reja, gjegjësisht projektet që do të fillojnë në vitin 2013 dhe u zotuan se do të vazhdojnë me përkrahjen e tyre në bashkëpunim të ngushtë me institucionet.

Me këtë rast, po ashtu u diskutua edhe për përparësitë dhe dobësitë e deritanishme të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Në këtë aspekt, donatorët kërkuan që të vazhdohet me mbajtjen e rregullt të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Ndërkaq, Ministria e Financave dhe Ministria e Integrimit Evropian siguruan donatorët që mekanizmi për koordinimin e donatorëve do të respektohet nga të gjithë dhe do të përmirësohen dobësitë kudo të jenë hasur.

Për vitin 2012, nga data 19 nëntor ka filluar  raundi i dytë i mbajtjes së grupeve punuese sektoriale. Këto takime kanë shërbyer për të informuar komunitetin e donatorëve për zhvillimet që kanë ndodhur në secilin sektor gjatë vitit 2012 si dhe shpalosjen e prioriteteve që kërkojnë përkrahjen e donatorëve për vitin 2013, dhe vitet në vijim.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

One Response to " Diskutohet koordinimi i donatorëve në fushën e financave publike "

  1. brainsclub thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-koordinimi-i-donatoreve-ne-fushen-e-financave-publike/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *