Integrimi Evropian

Koordinimi i donatorëve në fushën e sundimit të ligjit

30 Nëntor, 2012

 

Prishtinë, 30 Nëntor 2012. – U mbajt takimi i grupit punues sektorial për koordinimin e donatorëve në Sundimin e Ligjit.  Në takim morën pjesë donatorët të cilën përkrahin këtë sektor si dhe zyrtarë nga MPB, MD, KGJK, AKK dhe MIE.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i zhvillimeve të fundit sa i përket fushës së Sundimit të Ligjit, më saktësisht për projektet që kane të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, punët e brendshme, luftën kunder krimit të organizuar, projektet lidhur me drejtësinë si dhe projektet lidhur me të drejtat themelore.

Përveç prezantimit mbi zhvillimet e fundit në këto fusha, zyrtarët institucionale shpalosën edhe prioritetet që kërkojnë financim nga donatorët.

Donatorët prezantuan aktivitetet e tyre të reja, gjegjësisht projektet që do të fillojnë në vitin 2013 dhe u zotuan se do të vazhdojnë me përkrahjen e tyre në bashkëpunim të ngushtë me institucionet.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për përparësitë dhe dobësitë e deritanishme të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Në këtë aspekt, donatorët kërkuan që të vazhdohet me mbajtjen e rregullt të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Ndërkaq, KGJK dhe MIE siguruan donatorët që mekanizmi për koordinimin e donatorëve do të respektohet nga të gjithë dhe do të përmirësohen dobësitë kudo që janë  hasur.

Prej datës 19 nëntor 2012, ka filluar  raundi i dytë i mbajtjes së grupeve punuese sektoriale, për vitin 2012, ku këto takime kanë për qëllim që të informojnë komunitetin e donatorëve për zhvillimet që kanë ndodhë në secilin sektor gjatë vitit 2012 si dhe shpalosjen e prioriteteve që kërkojnë përkrahjen e donatorëve, për vitin 2013 e tutje.

– See more at: https://www.mei-ks.net/sq/lajmet-mei/koordinimi-i-donatoreve-ne-fushen-e-sundimit-te-ligjit#sthash.9Uilz4ez.dpuf

Last modified: 16 Gusht, 2022

One Response to " Koordinimi i donatorëve në fushën e sundimit të ligjit "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/koordinimi-i-donatoreve-ne-fushen-e-sundimit-te-ligjit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *