Integrimi Evropian

Diskutohet bashkëpunimi në kuadër të agjendës Evropiane ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë

29 Korrik, 2016

Prishtinë, 29 Korrik 2016, – Sot në Prishtinë, Zëvendës Ministri i MIE-së z. Ramadan Ilazi, Zëvendës Ministri i MAPL-së z. Bajram Gecaj, Zëvendës Ministri i MMPH-së z. Ferat Shala pritën delegacionin e lartë nga Qeveria e Republikes së Maqedonisë, të udhëhequr nga z. Arber Ademi, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për Integrim Evropian, znj. Shiret Elezi, Ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe z. Bashkim Ahmeti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë takimit delegacionet diskutuan ecurinë e agjendës Evropiane të dy vendeve respektive, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe implementimit të fondeve të BE-së. Në veçanti, delegacionet disktutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC).

Dy delegacionet nënvizuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy Qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe më tutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave.

– See more at: https://www.mei-ks.net/sq/lajmet-mei/diskutohet-bashkepunimi-ne-kuader-te-agjendes-evropiane-ndermjet-qeverise-se-kosoves-dhe-maqedonise#sthash.1GqCopww.dpuf

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *