Instituti i Kosovës për Administrate Publike (IKAP) bënë:
Ftesë aplikimi për pjesëmarrje në programin e trajnimit të trajnerëve në dizajnimin dhe menaxhimin e politikave në kontekst të integrimit evropian në Kosovë
Instituti i Kosovës për Administratë Publike në bashkëpunim me Ministrinë për Integrim Evropian dhe i mbështetur nga projekti i GIZ “Mbështetje procesit të integrimit Evropian në Kosovë” do të zhvillojë një program trajnimi të trajnerëve në fushën e dizajnimit dhe menaxhimit të politikave në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij programi do të jetë përmirësimii mëtejmë i planifikimit dhe monitorimit të politikave të ndërlidhura me procesin e integrimit evropian. Qëllim specifik i programit është të formojë një grup të shërbyesve civilë me njohuri dhe shkathtësi të avancuara në dizajnimin dhe menaxhimin e politikave, në gjendje të transferojnë këtë njohuri dhe shkathtësi tek administrata publike, përmes trajnimeve të udhëhequra nga IKAP.
Programi i trajnimit të trajnerëve do të zgjasë nga tetori 2016 deri në mars 2017. Nga prilli e tutje pritet që trajnerët e certifikuar nga ky program të ofrojnë trajnime në mënyrë të pavarur, përmes IKAP. Sesionet e trajnimit do të mbahen në Prishtinë, përmes trajnerëve të jashtëm të angazhuar nga GIZ.
Përgjegjësitë dhe detyrat e kandidatëve për trajnerë ngërthejnë vijueshmëri të rregullt në trajnim, si dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga programi. Për me tepër, nëse kandidatët ja dalin të certifikohen në fund të programit, ata do të nënshkruajnë kontratë me IKAP. Në pajtim me politikat dhe legjislacionin e IKAP, këta trajnerë do të jenë të obliguar të ofrojnë trajnime për shërbyesit civilë, pasi që të kenë zhvilluar dhe përshtatur modulin e trajnimeve për dizajnim dhe menaxhim të politikave në kuadër të procesit të integrimit evropian në Kosovë.
Kriteret/Kualifikimet e nevojshme për aplikim në Program:
Kualifikime universitare të nivelit Master apo doktoratë në shkenca politike dhe administratë publike, shkenca sociale, juridike, ekonomike apo fusha të përafërta;
Së paku 5 vite përvojë pune në administratë publike, prej të cilave të paktën 3 vite punë në fushat që kanë të bëjnë me koordinimin e integrimit evropian në Kosovë, kryesisht në koordinimin e zhvillimit të PKZMSA-së, DPSA-së, harmonizimit ligjor, përkthimit të acquis, programimit të IPA-së, apo fusha të përafërta;
Njohje të nivelit profesional të anglishtes;
Gatishmëria për vijimin e Programit të Trajnimit për Trajnerë, por edhe për trajnimin e mëvonshëm përmes IKAP[1];
Përvoja si trajner apo mësimdhënës është përparësi, si dhe
Të qenit i certifikuar në trajnim të trajnerëve, është përparësi.
Afati iaplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV në formatin Europass dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike në gjuhën angleze[2], në e-mail adresën: ariana.birinxhiku@rks-gov.net, jo më vonë se data 05 Gusht 2016.
[1] Sqarim: nëse aplikanti përmbush tëgjitha kriteret, atij/asaj do t’i ofrohet një vend me kusht në programin e TnT-së, deri në momentin që IKAP-it i dorëzohet një miratim me shkrim nga menaxheri përkatës, në të cilën ai/ajo pohon se aplikantit në fjalë do t’iofrohet mundësia dhe koha e mjaftueshme për të marrë pjesë në program dhe për të zhvilluar trajnimet më vonë. [2] Arsyeja për këtë është se ky modul përkrahet nga GIZ, me ç’rast kanë angazhuar ekspertizë ndërkombëtare që do të mbështetë IKAP-in në vlerësimin e aplikimeve për trajner.
Last modified: 10 Gusht, 2022