Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Diskutohen të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit në fushën e administrates publike, luftes kundër korrupcionit, gjyqësorit.

24 Tetor, 2012

Me 24 tetor 2012, Prishtine – Me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, është mbajtur takimi i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian Qeverisja.

Ne ketë takim kanë marr pjese zyrëtarë të institucioneve të qendrore te Republikës së Kosovës, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë si dhe përfaqësues nga Brukseli.

Gjatë takimit përfaqësuesit nga Komisioni Evropian, z. Thomas Gnocchi, znj. Cindy van den Boogert dhe z. Patrick Schmelzer bënë prezantimin e të gjeturave kryesore të Studimit të Fizibilitetit në kuadër të administrates publike, luftes kundër korrupcionit, gjyqësorit, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, të drejtave themelore dhe bashkëpunimit rajonal.

Në mes tjerash, si çështje pozitive është nënvizuar fryma moderne evropiane e legjislacionit në fushen e administrates publike, në fushen e gjyqësorit është evidentuar progresi i konsiderueshëm në konsolidimin e bazës ligjore për funksionimin e pavarur të sistemit gjyqësor dhe mbështetje konsiderueshme financiare për gjykatës dhe prokurorë. Në fushen e bashkëpunimit rajonal është vlerësuar qasja konstruktive e Kosovës në kuadër të mekanizmave rajonal dhe evropian.

Nga këndvështrimi i rekomandimeve që duhet të zbatohen gjatë periudhës në vijim në mes tjerash u diskutua sigurimi i kushteve fizike dhe financiare për funksionimin e pavarur të Institucionit të Avokatit të Popullit, miratimi i legjislacionit sekondar të ligjeve të sherbimit civil dhe paga, miratimi i legjislacionit për konfisimin e pasurisë dhe miratimi i Strategjisë së re kundër Korrupsionit.

Last modified: 17 Gusht, 2022

One Response to " Diskutohen të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit në fushën e administrates publike, luftes kundër korrupcionit, gjyqësorit. "

  1. 늑대닷컴 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-te-gjeturat-e-studimit-te-fizibilitetit-ne-fushen-e-administrates-publike-luftes-kunder-korrupcionit-gjyqesorit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *