Integrimi Evropian

Diskutohen të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit në energji, mjedis dhe transport

1 Nëntor, 2012

 

Prishtinë, 31 tetor 2012 – Me ftesë të Ministrisë  së Infrastrukturës, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, është mbajtur takimi i Komisionit Ekzekutiv Infrastruktura.

Në takim pjesëmarrës ishin zyrtarë të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Takimi u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, z. Shasivar Haxhiaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, z. Demush Shasha.

Gjatë takimit përfaqësuesit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, z Patrick Schmelzer, z. Gazmend Selimi dhe znj. Lendita Gashi, prezantuan të gjeturat kryesore të Studimit të Fizibilitetit në kuadër të sektorëve të lartcekur.

Në mes tjerash, si zhvillime pozitive sa i përket fushave që mbulon Komisioni  Ekzekutiv “Infrastruktura”, përkatësisht sektorëve të transportit, mjedisit, energjisë dhe zhvillimit rajonal, është nënvizuar progresi i konsiderueshëm sa i përket kompletimit të kornizës legjislative  me Acquis Communautaire si dhe themelimi dhe funksionalizimi i rregullatorëve për fushat përkatëse.

Nga këndvështrimi i rekomandimeve që duhet të zbatohen gjatë periudhës në vijim në mes tjerash u nënvizua nevoja për investime më substanciale në sektorin e mjedisit, zbatimi i të gjitha masave dhe aktiviteteve të nevojshme për dekomisionimin e Kosoves A dhe investimet në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e ri-përtritshme. Duhet adresuar nivelin e ulët të faturimit të energjisë elektrike.

Në fushën e transportit, u nënvizua nevoja për investimet e balancuara në të gjitha modulet e transportit, me theks të veçantë në transportin hekurudhor. Poashtu, përveç investimeve në ndërtimin e rrugëve të reja duhet siguruar mjetet të mjaftueshme financiare për mirëmbajtjen e rrugëve egzistuese. Shkalla e lartë e aksidenteve dhe siguria në trafik në përgjethësi mbetet shqetësuese.

Last modified: 17 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *