Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Dialogu për plotësimin e Raportit të progresit me të arriturat konkrete të Kosovës

20 Mars, 2013

Prishtinë, 20 mars 2013 – Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve janë temat kryesore që do të diskutohen këtë javë në Prishtinë, gjatë takimit të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit (DPSA) në Gjyqësi, Liri dhe Siguri. Ky takim treditësh, i cili do të përfundojë të enjten, më 21 mars, përqendrohet në çështjet e përcaktuara si më relevante për Studimin e Fizibilitetit të vitit të kaluar dhe ato do ta plotësojnë edhe Raportin e Progresit të këtij viti.

Implementimi i konkluzioneve dhe veprimet e mëpastajme nga ky takim do të kenë një rëndësi të madhe në përcaktimin e hapave të mëtejshëm të Kosovës në Procesin e BE-së për Stabilizim Asocim, ku sundimi i ligjit do të jetë një prioritet kryesor dhe një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova.

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, tha:

“Dialogu PSA është mënyra më konkrete për të vlerësuar statusin aktual të progresit të shoqërisë kosovare në të gjitha fushat e rëndësishme. Nëse dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është tema më e përfolur këto ditë, atëherë Dialogu PSA është vendi ku do të diskutohen temat konkrete të së ardhmes së përditshme të Kosovës. BE-ja do të insistojë në fuqizimin e mëtejmë të Sundimit të Ligjit në ligjësi, reformë gjyqësore, luftë kundër korrupsionit dhe respektim të të drejtave të njeriut.”

Në fushën e të drejtave themelore të njeriut, ky takim do të fokusohet në progresin e arritur në të drejtat e minoriteteve, barazi gjinore dhe liri të shprehjes.

Takimi i Dialogut PSA është organizuar bashkë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane. 

Vlora Çitaku, Ministre e Integrimeve Evropiane, tha:

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm që përmes këtij procesi ne mund t’i dëshmojmë partnerëve tanë evropianë përmirësimet e nevojshme që i kemi bërë, në mënyrë që të jemi më afër edhe liberalizimit të vizave. Se si dhe kur ky proces do të na shpie deri te udhëtimi pa viza është diçka që varet prej punës sonë. Bashkë me Zyrën e BE-së në Kosovë, ne kemi përgatitur një plan veprimi shumë të qartë, një listë të detyrave, të cilat do të na ndihmojnë në adresimin e sfidave të cilat i kemi ende përpara. Unë e shoh Dialogun PSA si një mjet të rëndësishëm në identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në procesin e integrimit evropian të Kosovës.”

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të diskutojë çështjen e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore me autoritetet kosovare përgjatë vitit 2013. Këto takime do të kontribuojnë në vënien e prioriteteve për të ardhmen e Kosovës, veçanërisht në fushën e luftimit të krimit të organizuar, regjistrat civilë dhe sigurimit të dokumenteve, menaxhimit të integruar të kufirit, riatdhesimit dhe riintegrimit dhe në fushën e të drejtave të njeriut.

Informata mbi historikun 

• Dialogu i PSA është një kornizë në kuadër të së cilës KE dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë për çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Këto takime sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta në Raportin vjetor të Progresit të Komisionit Evropian.

• Dialogu i PSA ka për qëllim monitorimin dhe përcjelljen e reformave në Kosovë, dhe po ashtu identifikimin e mënyrës se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

– Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Takimet sektoriale janë për: 1) Drejtësi, Liri dhe Siguri; 2) Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë; 3) Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim; 4) Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit; 5) Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit; 6) Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal; 7) Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.

– Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në marrëveshje të përbashkët për ndërmarrjen e veprimeve nga ana e autoriteteve kosovare. Një takim plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformës, pritet të mbahet në korrik të vitit 2013. Konkluzionet nga këto takime janë publike dhe mund t’i gjeni në dispozicion në uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Dialogu për plotësimin e Raportit të progresit me të arriturat konkrete të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-plotesimin-e-raportit-te-progresit-me-te-arriturat-konkrete-te-kosoves/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-plotesimin-e-raportit-te-progresit-me-te-arriturat-konkrete-te-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-plotesimin-e-raportit-te-progresit-me-te-arriturat-konkrete-te-kosoves/ […]

  4. Uodiyala thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-plotesimin-e-raportit-te-progresit-me-te-arriturat-konkrete-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *