Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian

19 Mars, 2013

Prishtinë, 19 mars 2013 – U mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Në këtë takim të pranishëm ishin Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Z. Štefan Füle, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi,  Zëvendës Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hajredin Kuçi, Përfaqesuesi Special i BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar, udhëheqës të partive politike, zyrtarë  të shoqërisë civile, përfaqësues të Odës Ekonomike dhe Akademisë së Shkences.

Fjalimi i Ministres Çitaku për Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian

E nderuara Presidente Jahjaga,
I nderuari Kryetar i Kuvendit Krasniqi,
I nderuari Komisioner Fyle,
I nderuari Zëvendës Kryeministër Kuçi,
I nderuari z. Mustafa,
I nderuari z. Haradinaj,
Të nderuar pjesëmarrës,

Është nder i veçantë që sot kemi në mesin tonë z. Stefan Füle, Komisionerin Evropian për Zgjerim.

Vetë prezenca juaj z. Füle është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, siq edhe është një dëshmi e përkushtimit dhe mbështejes nga ana e instituciove të BE-së për përspektivën Evropiane të vendit tonë.
Njejtë, nga ana jonë shpresoj që ky takim do t’ju lërë përshypje mbi vazhdimsinë e mbështejtes për një Kosovë vërtetë Evropiane jo vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës por nga një spektër i gjërë i përfaqësuesve politk, institucional, grupeve të interesit, medias, etj.

I nderuar Komisioner Füle, kemi thënë edhe më herët se është një bekim që gëzojmë një mbështetje kaq të qartë dhë të gjerë për procesin integrues në BE – kjo është një dëshirë që e bashkon shoqërinë Kosovare edhe në këto kohëra kur shpërbërja dhe vurja e frenave në integrimin e mëtejshëm janë temat që diskutohen për ditë e më shumë përbrenda vetë Bashkimit Evropian.

Z. Füle, gjersa ju kemi dëgjuar me vëmendje kur thoni se pavarësisht problemeve të vështira ekonomike me të cilat po përballet Bashkimi Evropian apetiti për zgjerim nuk është zvogëluar dhe se nuk kemi të bëjmë me një “lodhje nga zgjerimi”.

Do të argumentoja se arritjet që Kosova ka bërë që nga lansimi i proceseve si Dialogu i liberalizimit të vizave dhe Studimi i Fizibiliteitit të bazuara në standarde të qarta, kanë qenë dëshmi e përkushtimit tonë dhe dëshmi që në Kosovë nuk kemi një “lodhje nga reformat”.

Besoj se është inkurajim për të gjithë ne që nga një takim i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian në tjetrin kemi përparime të ndjeshme në aspekte të ndryshme që diskutohen në këtë forum.

Në takimin e kaluar kemi biseduar për atë se si do të adresohen priorietet e Studimit të Fizibilitetit, tanimë, siç është raportuar, të gjitha institucionet e përfshira kanë bërë punë të zellshme në përmbushjen e prioriteteve afatshkurtëra të përshkruara në këtë dokument.

Është vlersim i yni që prioritetet e Studimit të Fizibilitetit në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, mbrojtjes së minoriteteve dhe të tregtisë tanimë janë të përmbushura. Jemi në pritje të shqyrtimit të kësaj përpjekje tonë nga ana e partnerëve tanë në BE, dhe presim propozimin e direktivave negociuese nga ana e Komisionit në pranverë, me shpresë që kjo pastaj të hapë rrugë për fillimin e negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi në fillim të kësaj vere. Besoj se flas për të gjithë kur them se rëndësia e përmbushjes së kësaj objektive për qytetarët e Kosovës është e rëndësishëme po aq sa është e vonuar.

Me besim të plotë e them që Kosova është e gatshme për këtë hap. Siç e dini, ne kemi bërë një sërë veprimesh, jo të lehta, dhe në afat të shkurtër kohor për të arritur këtu ku jemi.

Ndër të tjera, këtu përfshihen  miratimi i ligjeve dhe strategjive në fushën e sundimit të ligjit,  e që do të ndikojnë ndjeshëm në luftimin e krimit. Në po të njëjtën fushë kemi intensifikuar dhe bërë përmirësime në bashkëpunimin me prezencën e BE-së në Kosovë. Gjithashtu, kemi plotësuar legjislacionin për shërbyesit civil dhe kemi arritur zgjidhje për akomodimin dhe pavarsinë financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit. Si dhe. është adresuar edhe kërkesa e krijimit të një trupi për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; si dhe me rëndësi të veçantë në këtë proces është bërë ristrukturimi i Ministrisë së Tregtisë dhe është përgaditur analiza vlerësuese e ndikimit tregtar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Liberalizimi i Vizave mbetet prioritet tejet i rëndësishëm. Në raport me Komisionin Evropian ne kemi vazhduar të raportojmë për veprimet tona. Në muajin shkurt, siç e dini kemi pasur takim të rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm për Punë të Brendshme, Z. Stefano Manservisi. Gjërsa po shtyejmë me gjithë fuqinë që ky proces të përfundohet sa më shpejt pengesat politike nuk janë të parëndësishme dhe nuk duhet nënçmuar.

Ky format i sotëm është i pershtatshëm  për të përsëritur thirrjen që të gjithë të japin maksimumin për të mbështetur këtë proces – dhe se angazhimi i përbashkët si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si në institucionet publike ashtu edhe ne shoqeri civile e deri te secili qytetar,  është qelës i suksesit të shpejtë.

Për ta kontekstualizuar këtë qëndrim me kërkesë të këtij Këshilli, unë kam inicuar Task Forcën për Integrim Evropian e cila është në fazat përfundimtare të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Integrim Evropian e cila do të mbulojë të gjitha fushat që preken nga procesi për integrim Evropian, dhe do të jetë strategjia e parë kornizë e këtij lloji e cila është prodhim vendor i cili prioritizon çështjet krysore të cilat do të adresohen në vitet në vijim.

Deri më sot janë organizu rreth 50 takime dhe punëtori të tryezave tematike ku janë adresuar temat si administrata publike, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, inovacioni, mardhëniet tregtare, ambienti, energjia, arsimi, bujqësia, dhe shumë tema tjera të rëndësishme për këtë proces. Janë angazhuar mbi 1000 pjesmarrës të Shoqërisë Civile, Qeverisë, Komunitetit të Biznesit, Akademisë etj. Diskutimet janë zhvilluar në një frymë të lirë, pa kurrfarë paragjykimi apo keqkuptimi, të cilët kanë gjeneruar diskutime, prezantime dhe materiale të nevojshme.

Gjatë tërë kohës ka mbizotëruar një atmosferë e mirë dhe pjesmarrësit e kanë marrë këtë proces shumë seriozisht dhe me një ndjenjë të misionit, pra një mision që do të shtyej vendin tonë përpara, një platformë të cilën po e ndërtojmë së bashku, pa dallime politike, gjinore, nacionale apo fetare. Ajo atmosferë na ka bërë që të ndihemi të sigurtë se kjo është qasja e vërtetë, një qasje gjithpërfshirëse dhe evolutive.

Fundi i fundit një ndër vlerat e BE-së është gjithëpërfshirja dhe angazhimi i tërë spektrit shoqëror në hartimin e politikave shoqërore që do të kenë impakt në të ardhmën e tyre dhe kjo edhe është ajo që na shtyu për të ndërmarrë këtë iniciativë.

Ndëridhur me këtë, do të përfundoj fjalën time sot me një thënje që besoj është fjalë e urtë Çeke: “Mos e mbroni veten me rrethojë, por me miqt tuaj”. S’do mend që Kosova dhe qytetaët e saj janë miq të vërtetë të Bashkimit Evropian dhe meritor për mundësive fer dhe të barabarta për t’ju përafruar sa më shpejt në aspektin e lëvizjes së lirë, tregti, ekonomik, politik etj.

Ju faleminderit per vemendje.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

7 Responses to " Takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-katert-i-keshillit-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *