Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Çollaku: Një shoqëri demokratike kërkon shoqëri civile të fortë dhe aktive

22 Prill, 2015

Prishtinë, 22 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka marrë pjesë sot në tryezën e organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), për prezantimin e “Matricës së monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile për vitin 2014”, ku ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të Kosovës.

Mbështetjen të cilën po e ofron MIE-ja ndaj shoqërisë civile, ka thënë se nuk mbetet vetëm në nivel deklarativ por tanimë është përcjellë edhe me masa financiare. Si përvojë shumë të mirë e ka cilësuar bashkëpunimin dhe konsultimin që MIE-ja ka pasur me shoqërinë civile në kuadër të hartimit të Ligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve.

“Konsultimi me shoqërinë civile në kuadër të hartimit të Ligjit për përgjimin e telekomunikimeve ka qenë një përvojë shumë e mirë. I falënderoj organizatat e shoqërisë civile, që ndihmuan këtë proces. Nëse për hartimin e një ligji kaq sensitiv ne kemi arritur të kemi një përfshirje cilësore dhe qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, nuk mund të ketë ndonjë justifikim për të mos zbatuar qasje të ngjashme në proceset e tjera vendimmarrëse”, ka thënë ministri Çollaku.

Më tej ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për ti dhënë një shtytje të re angazhimit për anëtarësimin në Organizatën e Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Sa i përket Matricës së monitorimit që u prezantua në këtë tryezë, ministri i Integrimit Evropian, ka thënë se në të tregohet që përkundër progresit në disa fusha, disa gjëra nuk qëndrojnë edhe aq mirë sa i përket sigurimit të një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile e të cilat duhet adresuar. “Krahas sfidave, në raport kam lexuar edhe disa të gjetura pozitive si: qëndrimi i shumicës së zyrtarëve shtetërorë po ndryshon drejt një interesi gradualisht në rritje për të strukturuar bashkëpunimin me shoqërinë civile si dhe përmirësim i konsiderueshëm është vënë në dukje, në hapjen e institucioneve shtetërore ndaj shoqërisë civile”, ka potencuar z. Çollaku. Ndryshe në këtë tryezë mori pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe njëherësh përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar.

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Çollaku: Një shoqëri demokratike kërkon shoqëri civile të fortë dhe aktive "

  1. rudee11 thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 38449 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-nje-shoqeri-demokratike-kerkon-shoqeri-civile-te-forte-dhe-aktive/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-nje-shoqeri-demokratike-kerkon-shoqeri-civile-te-forte-dhe-aktive/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-nje-shoqeri-demokratike-kerkon-shoqeri-civile-te-forte-dhe-aktive/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-nje-shoqeri-demokratike-kerkon-shoqeri-civile-te-forte-dhe-aktive/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/collaku-nje-shoqeri-demokratike-kerkon-shoqeri-civile-te-forte-dhe-aktive/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *