Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Brenda dy muaj finalizohet Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi

4 Dhjetor, 2012

Prishtinë, 4 dhjetor 2012 – Në kuadër të intensifikimit të agjendës Evropiane të Kosovës sot u mbajt takimi nëntë i Komitetit Punues për Integrim Evropian. Takimi u kryesua nga Zëvendes Ministri i Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli, me pjesëmarrjen e udhëheqësëve më të lartë administrativ të ministrive të linjës. Temë e takimit të sotëm ishte finalizimi i Planit të Veprimit për negociimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi. Pas publikimit të Studimit të Fizibilitetit me 10 tetor, Këshilli Ministror për Integrim Evropian nën udhëheqjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjës angazhimin maksimal në adresimin e të gjeturave të Studimit të Fizibilitetit me qëllim të negociimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi. Në këtë kontekst, gjatë punës jashtëzakonisht intenzive 2 mujore, nën koordinimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, institucionet e linjës kanë programuar rreth 200 masa dhe aktivitete të ndryshme për adresimin  e rekomandimeve të Studimit të Fizibilitetit për negociimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi. Plani i Veprimit përbëhet prej pjeses narrative ku përshkruhet gjendja momentale legjislative, institucionale dhe kapacitet për planifikim strategjik dhe implementim të politikave. Poashtu, Plani i Veprimit ofron analizë sektoriale të sfidave kyçe për të ardhmen që duhet përmbushur dhe njëkohësisht prezanton masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të sektorit. Pjesa tabelare e Planit të Veprimit prezanton në menyrë shumë më detaje të gjitha objektivat, veprimet dhe indikatorët që duhet përmbushur në kuadër të afateve të përcaktuara kohore dhe me përgjegjësi të qartë institucionale. Plani i Veprimit është përafruar me propozim planin vjetor të punës së Qeverisë 2013, propozim Strategjine Legjislative 2013 dhe propozim buxhetin e vitit 2013. Finalizimi i Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi gjatë takimit të sotëm të Komitetit Punues për Integrim Evropian ka hapur rrugë për miratimin e dokumentit në mbledhjen e rregullt të Qeverisë deri në fund të këtij muaji.

Last modified: 16 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *