Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

BE-ja e vetmja alternativë për Kosovën dhe rajonin

20 Dhjetor, 2012

Prishtinë, 20 dhjetor 2012 – Në ditën e dytë të vizitës së saj në Paris, Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, morri pjesë si paneliste në debatin e organizuar nga Fondacioni Robert Schuman, me temën “Perspektiva e Kosovës në BE pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë”.

 

Në këtë debat Ministrja Çitaku nënvizoi të arriturat në procesin e integrimit Evropian, dhe rëndësinë e këtij procesi për Kosovën. Në debat u diskutua edhe çështja e liberalizimit të vizave, dhe të arriturat e deritanishme. Ministrja Çitaku e theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, e sidomos për qytetarët e Kosovës të cilët me padurim presin të ju hapen dyert për të vizituar të afërmit e tyre. Pjesë e diskutimit në debat ishte edhe dialogu me Serbinë, ku Ministrja Çitaku potencoi rëndësinë e dialogut për të dyja palët, duke theksuar se “vetëm përmes dialogut do të arrijmë t’i përballojmë disa vështirësi që na pengojnë të dy palët në rrugëtimet tona drejt BE-së”.

Ministrja Çitaku realizoi takim edhe me Presidentin e delegacionit Francez pranë Këshillit të Evropës, Z. René Rouquet, për të diskutuar perspektivën Evropiane dhe të gjithë procesin në të cilin po kalon Kosova drejt integrimit Evropian. Me këtë rast Ministrja Çitaku njoftoi Z. Rouquet për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe progresin rreth përmbushjes së kritereve për Liberalizimin e Vizave dhe fillimin e dialogut për MSA. Nga ana e tij, Z. Rouquet garantoi që do të punoj edhe më tej në fuqizimin e relacioneve në mes të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Këshillit të Evropës.

Fjalimi i Ministrës Çitaku në debatin e organizuar nga Fondacioni Robert Schuman, me temën “Perspektiva e Kosovës në BE pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë”.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

6 Responses to " BE-ja e vetmja alternativë për Kosovën dhe rajonin "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/be-ja-e-vetmja-alternative-per-kosoven-dhe-rajonin/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/be-ja-e-vetmja-alternative-per-kosoven-dhe-rajonin/ […]

  3. Thai food nyc thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 33855 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/be-ja-e-vetmja-alternative-per-kosoven-dhe-rajonin/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 37777 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/be-ja-e-vetmja-alternative-per-kosoven-dhe-rajonin/ […]

  5. ks quik 2000 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/be-ja-e-vetmja-alternative-per-kosoven-dhe-rajonin/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *