Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Franca përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian

19 Dhjetor, 2012

Prishtinë, 19 dhjetor 2012 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku realizoi takime me zyrtarë të lartë shteterorë të Francës, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përspektivën Evropiane të Kosovës, për punët që i paraprijnë procesit për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim si dhe për dialogun me Serbinë.

Ministrja Çitaku u prit në takim nga Ministri për Çështjet Evropiane në Qeverinë Franceze, Z. Bernard Cazeneuve. Në takim Ministrja Çitaku theksoi perspektivën e qartë Evropiane të Kosovës në një linjë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe potencoi të arriturat e deritanishme sa i përket përmbushjes së kritereve për hapin e ardhshëm drejt MSA-së. Ministrja me këtë rast shtoi se “Kosova do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për të avancuar agjendën Evropiane të Kosovës”. Temë e diskutimit ishte edhe dialogu ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u diskutua edhe për platformën politike të Serbisë, lidhur me të cilën Ministrja Çitaku theksoi se “platforma e Serbisë, jo vetëm që është e papranueshme por është tallje që i bëhet rajonit dhe BE-së”. Ministrja kërkoi përkrahje të shtuar nga Franca dhe shtetet tjera të BE-së në vazhdim të dialogut konstruktiv nga ana e Serbisë. Nga ana e tij, homologu i saj, Z. Cazeneuve potencoi përkrahjen e Francës për avancimin e Kosovës në agjendën Evropiane. Gjithashtu, Franca e çmon lartë përkushtimin e Kosovës për dialog konstruktiv dhe shpreson të shoh rezultate të mëtutjeshme në zbatimin e marrëveshjeve nga të dy palët.

Ministrja Çitaku po ashtu takoi Z. Fabien Penone, Këshilltar Diplomatik i Presidentit Hollande për politikë të jashtme të BE-së, Ballkan dhe Rusi. Ajo shprehi falenderim për përkrahjen që Franca i ka dhënë Kosovës. Në këtë takim Ministrja Çitaku theksoi se “Qeveria e Kosovës ka bërë shumë punë dhe ka sjellur rezultate të shumta pozitive që nga shpallja e pavarsisë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ajo shtoi se Qeveria është duke punuar në plotësimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe se tani më janë zbatuar një pjesë e madhe e kritereve.” Në takim u përmend edhe dialogu me Serbinë, ku Ministrja Çitaku theksoi se Qeveria e Kosovës është angazhuar konstruktivisht në dialog me Serbinë.  Nga ana e tijë Z. Fabien Penone theksoi se Presidenti Hollande dhe Qeveria Franceze janë të përkushtuar dhe do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën në rrugën e sajë drejt integrimit Evropian.

Në kudër të vizitës, Ministrja Çitaku u takua edhe me Z. Eric Fournier, Drejtor i Evropës Kontinentale nën Ministrinë e Punëve të Jashtme. Z. Fournier me këtë rast i kumtoi Ministres Çitaku se përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e tij por edhe të institucionit që ai përfaqëson për avancimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, duke vlerësuar lartë përkushtimin që ka Qeveria Franceze në mënyrë që Kosova suksesshëm të ecën përpara drejt integrimit Evropian. Ministrja Çitaku vizitoi edhe Asamblenë Nacionale, ku me këtë rast u takua me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Asamblesë Nacionale për të diskutuar të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, si dhe avancimin drejt agjendës Evropiane.

Last modified: 16 Gusht, 2022

7 Responses to " Franca përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

  5. this website thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-perkrah-fuqishem-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-integrimit-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *