Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Bashkimi evropian do ta ndihmoj kosovën në rrugën drejt integrimit

16 Shkurt, 2015

Prishtinë, 16 shkurt 2014 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht për avancimet në kuadër të procesit integrues evropian.

Ministri Çollaku ripotencoi përkushtimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe të Qeverisë së Kosovës që të ecet sa më tutje me plotësimin e kritereve për integrim evropian, në tërësi. Poashtu, vëri në pa që MIE ka orientuar tërë fokusin në dy prioritetet kryesore për këtë vit, dhe asesi duke mos lënë anash edhe obligimet tjera të cilat derivojnë nga mandati dhe legjislacioni në fuçi. Pra dy janë prioritetet kryesore të MIE për këtë vit: nënshkrimi i MSA-së dhë përmbyllja e suksesshme e dialogut për Liberalizimin e Vizave me BE-në

Lidhur me zhvillimet e fundit në vend, dhe fluksin e azilkërkuesve Kosovarë në drejtim të shteteve anëtare të BE-së, ministri Çollaku tha se institucionet e Kosovës janë duke marrë të gjitha hapat në dispozicion për të ndikuar në parandalimin e kësaj dukurie.

Nga ana e tijë Z. Zbogar shprehu gatishmërinë e tijë që të kontribuoj sat ë jetë e mundur që të ndihmoj Kosovën me sfidat e sajë në rrugën drejt Integrimit në BE.

Last modified: 12 Gusht, 2022

One Response to " Bashkimi evropian do ta ndihmoj kosovën në rrugën drejt integrimit "

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkimi-evropian-do-ta-ndihmoj-kosoven-ne-rrugen-drejt-integrimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *