Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Nga takimi i Qeverisë së Kosovës me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, z. Johannes Hahn

18 Shkurt, 2015

Prishtinë, 18 shkurt 2015 – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Kabineti Qeveritarë, në takim me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, z. Johannes Hahn, biseduan për zhvillimet aktuale në vendin tonë si dhe për përspektivën evropiane të Kosovës.

Gjatë këtij takimi të Kabinetit Qeveritar me Komisionerin Evropian z. Johannes Hahn, Ministri Çollaku në fjalimin e tijë ndër të tjera adresoi reformat prioritare. Minsitri Çollaku poashtu potencoi nevojën e thellë që vendi ynë të avancoj dukshëm  në procesin e vetë të integrimit në BE, dhe se ky proces duhet të prekë secilin nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë nevojë të shohin ndryshime në jetën e përditshme.

Në mënyrë që të mbajmë rrjedhën dhe ritmin e reformave evropiane, dhe për të sjellë vendin tonë më afër drejt qëllimit të anëtarësimit, ne kemi nevojë për ta bërë këtë proces më të prekshëm.

Ministri Çollaku tha se kjo mund të arrihet me nënshkrimin e MSA-së këtë vit dhe duke marrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Të gjitha palët e përfshira e kuptojnë që ka ardhur momenti për vendime konkrete nga BE-ja në favor të qartësimit të perspektivës sonë për integrim në BE.

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Nga takimi i Qeverisë së Kosovës me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, z. Johannes Hahn "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nga-takimi-i-qeverise-se-kosoves-me-komisionerin-per-politiken-evropiane-te-fqinjesise-dhe-negociatave-per-zgjerim-z-johannes-hahn/ […]

  2. thaisbobet168 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nga-takimi-i-qeverise-se-kosoves-me-komisionerin-per-politiken-evropiane-te-fqinjesise-dhe-negociatave-per-zgjerim-z-johannes-hahn/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 88323 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nga-takimi-i-qeverise-se-kosoves-me-komisionerin-per-politiken-evropiane-te-fqinjesise-dhe-negociatave-per-zgjerim-z-johannes-hahn/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *