Prishtinë 14, janar. 2015 – Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku në vazhdën e aktiviteteve për të fuqizuar përkrahjen për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Johann Briger.
Me Ambasadorin Briger, Ministri Çollaku ka diskutuar për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kontekst procesit të integrimit Evropian, ku është theksuar nga ana e Ministrit rëndësia e nënshkrimit sa më shpejt të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis Republikës së Kosovës dhe BE-së, si dhe finalizimin i procesit të liberalizimit të vizave.
Ministri Çollaku theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Austrinë në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian. Ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Johann Briger i konfirmoi Ministrit përkrahjen e fuqishme të Austrisë për perspektiven evropiane të Kosovës.
Last modified: 12 Gusht, 2022