Prishtinë, 06 Shkurt 2014 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Ministrisë së Financave, me 05 shkurt 2014, u mbajt takimi i rradhës i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian në fushën “Ekonomia, Kontrolli Financiar dhe Statistikat”.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi i ecurisë së përmbushjës së masave dhe veprimeve të Planit të Veprimit për MSA (PVMSA) për sektorët e makroekonomisë, liberalizimit të tregut dhe çmimeve, privatizimit, reformës dhe kontrollit financiar, bashkëpunimit ekonomik dhe statistikor, bashkëpunimit financiar dhe përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar për tremujorin e fundit të 2013. Në kuadër të monitorimit dhe raportimit të rregullt, përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) prezantuan rreth përmbushjes së prioriteteve dhe veprimeve të PVMSA-së sa i përket fushave të lartë përmendura.
Gjithashtu, përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve tjera përkatëse diskutuan për sfidat dhe ecurinë e përmbushjes së veprimeve dhe masave të parapara me PVMSA.
Marrë parasysh që realizimi i masave të parapara me PVMSA ka efekt pozitiv në adresimin e sfidave në procesin e integrimit, pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdojnë me përmbushjen e veprimeve dhe masave të parapara me plan dhe të rrisin efektivitetin e monitorimit dhe raportimit në periudhat e ardhshme.
Informatë e përgjithshme:
Komisionet Ekzekutive janë trupa ndërqeveritarë që shërbejnë si forumet e ekspertëve për të siguruar koordinim ndërinstitucional në kuadër të reformave të parapara me agjendën evropiane.
Janë gjithsejtë shtatë Komisione Ekzekutive:
– Drejtësia, Liria dhe Siguria;
– Inovacioni dhe Kohezioni Social;
– Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi;
– Tregu i brendshëm, Konkurrenca, Mbrojta e Konsumatorit dhe Shëndetit;
– Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit;
– Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Rajonal;
– Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-rradhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-ekonomia-kontrolli-financiar-dhe-statistikat/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 50422 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-rradhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-ekonomia-kontrolli-financiar-dhe-statistikat/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-rradhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-ekonomia-kontrolli-financiar-dhe-statistikat/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-rradhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-ekonomia-kontrolli-financiar-dhe-statistikat/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-rradhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-ekonomia-kontrolli-financiar-dhe-statistikat/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-rradhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-ekonomia-kontrolli-financiar-dhe-statistikat/ […]