Prishtinë, 6 shkurt 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë z.Peter Blomeyer. Temë e diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, dhe mënyrat për zgjërimin e bashkëpunimit për të realizuar interesat e përbashkëta, por edhe t’i kontribuohet avancimit të rajonit në përgjithësi. Gjatë takimit më në detaje u diskutua edhe për zhvillimet kryesore në agjenden evropiane dhe hapat e ardhshëm që na presin.
Ministrja Çitaku potencoi rëndësinë e përkushtimit dhe qasjes aktive të Qeverisë Gjermane ndaj avancimit të rajonit në tërësi, dhe posaçërisht Kosovës, me agjendën evropiane.
Në raport me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Ministrja Çitaku tha se:”procesi negociator është duke vazhduar me një intensitet të lartë dhe jemi duke ju afruar përmbylljes së këtij procesi në përputhje të plotë me afatet e caktuara ”.
Nga ana e tij z. Blomeyer potencoi se, Qeveria Gjermane mbetet e përkushtuar për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.
Last modified: 15 Gusht, 2022