Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet konferenca mbi vlerësimin e situatës aktuale të strehimoreve dhe qëndrueshmërisë së tyre financiare

8 Shkurt, 2014

Prishtinë, 08 shkurt 2014 – Ministria e Integrimit Evropian, në bashkpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara(UNDP) dhe Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës,  organizuan konferencën me titull: “Programi i Kosovës kundër dhunës në familje dhe Plani i Veprimit 2011-2014”, vlerësim i  situatës aktuale të  strehimoreve për viktimat e dhunës në familje dhe atyre të trafikimit me qenie njerëzore dhe qendrueshmërinë e tyre financiare.
Qëllimi primar i kësaj Konference është shqyrtimi i qendrueshmërisë së strehimoreve përmes kornizës ligjore në fuqi dhe aspekteve të tjera të orientuara për lëhtësimin e shërbimeve për këtë kategori të shoqërisë.

Në fjalimin e saj Ministrja Çitaku tha se:

Ndihem e privilegjuar dhe shume e lumtur që kam mundësin të flas këtu para jush për një çështje shumë delikate dhe tejet të rëndësishme për shoqërinë Kosovare “vlerësimin e situatës aktuale të strehimoreve për viktimat e dhunës në familje dhe atyre të trafikimit me qenie njerëzore”.

Dhuna në familje, tashmë është një problem i njohur për të gjithë, dhe pothuajse gjithmonë, femrat janë ato që e përjetojnë këtë dhunë.
Për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje është hartuar edhe legjislacioni përkatës dhe aktualisht në Kosovë vepron Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje si dhe strategjia Nacionale kundër dhunës në familje.

Në momentin që një grua merr guximin të denoncojë dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti apo ndonjë tjetër anëtar i familjes, atëherë ligji i ofron asaj siguri dhe mbrojtje. Prej këtij momenti viktimës i duhet të kalojë në disa hallka kyçe që i ofron sistemi mbrojtës. Policia, Qendrat për Punë Sociale dhe Mbrojtësit e Viktimave-  Të tre këto mekanizma duhet të funksionojnë sa më mirë për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje dhe për t’i dërguar në fund në strehimore.

Në një botë perfekte nuk do të kishim nevojë për këto strehimore ngase nuk do të kishte dhunë familjare. Për fat të keq botë perfekte nuk ka siç nuk ka as qenje njerëzore perfekte dhe këto strehimore do të shërbejnë si një pikë kyçe në mekanizmin e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje dhe si të tilla duhët të përkrahen në çdo mënyrë.

Në Kosovë, aktualisht ka gjashtë strehimore apo shtëpi të sigurta si për mbrojtjen e viktmave të dhunës si dhe atyre të trafikuara. Por fatkeqësisht këto strehimore po përballen me vështiresi dhe gjendje të rëndë financiare. Jam shumë e vetëdijshme për këtë punë.

Gratë, viktima të dhunës në familje kane nevojë për përkrahje,për shërbime profesionale dhe adekuate. Kjo çështje është shumë sensitive dhe kërkohet angazhim i plote nga të gjithë akterët e përfshirë.

Marrë parasysh se fatkeqësisht, numri i viktimave nuk eshte i vogel, këtë dukuri duhet luftuar në cdo formë së pari nga ne si shoqëri dhe pastaj në mënyrë institucionale. Dhuna në Familje është një brengë për të gjithë shoqërinë dhe si e tillë duhet të trajtohet nga ne në mënyrë shumë serioze.
Vetëm me punë dhe me përkushtimin më të madh do të mund të kontriboujmë në zvogëlimin e këtij fenomeni të pështirë që përfundimmisht duhët të çrrënjoset nga shoqëria jonë. Duhët të bëjmë çmos që të vetëdijësojmë shoqërinë tonë në përgjithësi që një herë e përgjithmonë dhuna që po ushtrohet në gra duhët të ndalet. Ato janë nëna, motra, bija të dikujt. Ato duhët të trajtohen me respekt e me dinjitet e jo te ushtrohet dhune e formave te ndryshme.

Edhe një herë krejt ne fund, dua te përgëzoj Strehimoret që edhe për kundër situatës së vështirë financiare kanë punuar dhe janë kujdesur për viktimat e dhunës me shumë përkushtim, ju uroj që të mos dekurajohen dhe të vazhdojnë punën e tyre.

Ju premtoj që nuk do të jeni vetëm dhe se do ta kenë përkrahjen tonë institucionale.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Mbahet konferenca mbi vlerësimin e situatës aktuale të strehimoreve dhe qëndrueshmërisë së tyre financiare "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 6688 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-mbi-vleresimin-e-situates-aktuale-te-strehimoreve-dhe-qendrueshmerise-se-tyre-financiare/ […]

  2. Buy Guns online thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-mbi-vleresimin-e-situates-aktuale-te-strehimoreve-dhe-qendrueshmerise-se-tyre-financiare/ […]

  3. faceless niches thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-mbi-vleresimin-e-situates-aktuale-te-strehimoreve-dhe-qendrueshmerise-se-tyre-financiare/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-mbi-vleresimin-e-situates-aktuale-te-strehimoreve-dhe-qendrueshmerise-se-tyre-financiare/ […]

  5. blote tieten thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-konferenca-mbi-vleresimin-e-situates-aktuale-te-strehimoreve-dhe-qendrueshmerise-se-tyre-financiare/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *