Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zv. Ministri Kasapolli mori pjesë në samitin për “Partneritet për Qeverisje të Hapur (OGP)” në Londër

1 Nëntor, 2013

Londër, 1 Nëntor 2013 – Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian i Republikës së Kosovës, Z. Gëzim Kasapolli mori pjesë në samitin për “Partneritet për Qeverisje të Hapur “, Open Government Partnership (OGP) në Londër. Zëvendës Ministri Kasapolli në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve tha se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë vetëm se do ta fuqizoj qeverisjen më transparente, efektive dhe më të përgjegjshme. Kjo arrihet vetëm me institucione që fuqizojnë qytetarët dhe janë të përgjegjshme për aspiratat e tyre. Këtë ndërlidhje mund ta shohësh efektive vetëm në një bashkërendim të udhëheqjes politike, njohurive teknike dhe përpjekjeve të vazhdueshme, por edhe investimeve të qëndrueshme të përcjellura me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.   Zëvendës Ministri Kasapolli tha se:”Sa i përket OGP, në emër të Qeverisë së Kosovës ne kemi garantuar mbështetjen e plotë, kryesim gjithëpërfshirës, transparencë të plotë për çdo hap që do të merret gjatë këtij procesi. Gjithashtu, ne garantojmë se, të gjitha detyrimet do të kryhen nga Qeveria e Kosovës, gjatë procesit të anëtarësimit dhe pas anëtarësimit në OGP. Ne plotësisht e kuptojmë se gjithëpërfshirja dhe transparenca janë pjesë thelbësore e ndërtimit të konsensusit mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në partneritet për qeveri të hapur (OGP) “. Zëvendës Ministri vazhdoi për të thënë se: “Do të ketë rritje të bashkëpunimit në mes të gjithë aktorëve të shoqërisë duke e kthyer situatën aktuale në një situatë fituese për të gjitha palët e përfshira. Ne besojmë se para nesh është një rrugë e gjatë dhe nevojitet shumë përpjekje nga ne, por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se kjo është një domosdoshmëri sepse ne jemi ata që mbajmë barrën për ti udhëhequr qytetar qytetarët tanë drejt një të ardhme të qëndrueshme. “

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Zv. Ministri Kasapolli mori pjesë në samitin për “Partneritet për Qeverisje të Hapur (OGP)” në Londër "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zv-ministri-kasapolli-mori-pjese-ne-samitin-per-partneritet-per-qeverisje-te-hapur-ogp-ne-londer/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zv-ministri-kasapolli-mori-pjese-ne-samitin-per-partneritet-per-qeverisje-te-hapur-ogp-ne-londer/ […]

  3. SPADEGAMING thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zv-ministri-kasapolli-mori-pjese-ne-samitin-per-partneritet-per-qeverisje-te-hapur-ogp-ne-londer/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zv-ministri-kasapolli-mori-pjese-ne-samitin-per-partneritet-per-qeverisje-te-hapur-ogp-ne-londer/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zv-ministri-kasapolli-mori-pjese-ne-samitin-per-partneritet-per-qeverisje-te-hapur-ogp-ne-londer/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *