Prishtinë, 5 qershor 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Përfaqësuesin e Posaçshëm të BE-së në Kosovë, Z. Samuel Žbogar, me të cilin ndër shumë çështje tjera bisedoi edhe për rëndësinë e procesit të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat mbahen më 8 qershor.
Gjatë takimit, theks të veçantë ju kushtua mbarëvajtjes së zgjedhjeve ku Minsitrja Çitaku dhe Z. Žbogar u pajtuan, dhe bënë thirrje që zgjedhjet të vijojnë në frymën e lirë dhe demokratike sepse një process I tillë është vendimtarë për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian.
Z. Žbogar shprehu qëndrimin se zgjedhjet duhet të jenë të drejta, të lira dhe të ndershme dhe të kenë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve dhe, njëkohësisht premtoj angazhim maksimal të monitoruesve evropian.
Me këtë rast Ministrja Çitaku e falënderoi zotin Žbogar si përfaqësues i BE- së, për pjesëmarrjen e monitoruesve nga Bashkimi Evropian të cilët veçse kanë filluar punën e tyre në teren.
Last modified: 12 Gusht, 2022