Prishtinë. 24 qershor 2014 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian Gëzim Kasapolli, ka pritur sot një delegacion nga Japonia, i cili kryhesohej nga Toshiya Abe, Përfaqësues Rezident i Zyrës së JICA-s për Ballkanin.Në takim me delegacionin Japonez kanë folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në planin dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për projektet e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA – Japan International Cooperation Agency).dhënë për qytetarët e Kosovës.
Temë kryesore e këtij takimi ishte përpilimi i projekt propozimit të ri nga JICA për asistencë për zhvllim të komuniteteve i përqëndruar në komunat Klinë dhe Istog. Projekti do të kontribuojë në vizionin e Qeverisë për krijimin e një shoqërise multientnike dhe do të ndihmojë në procesin e ndërtimit të besimit mes bashkësive etnike.
Me këtë rast zëvendësministi Kasapolli , në emër të Ministrisë se Integrimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës, falënderoi përfaqësuesit e JICA dhe Qeverinë e Japonisë, gjithashtu stafin e tyre në Prishtinë për përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e saj.
“Ndihmat e JICA dhënë Kosovës, janë shumë të mirëseardhura për qytetarët, si asistencë teknike dhe profesionale por edhe një ndihmën direkte për ngritjen e shërbimeve dhe zhvillimin e vendit tonë“ tha në fjalën e tij zëvendësministri Kasapolli.
Last modified: 12 Gusht, 2022