Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi takon studentët e Universitetit Amerikan-Qendra në Bruksel

10 Prill, 2015

Prishtinë, 10 prill 2015– Zëvendësministri për Integrime Evropiane z. Ramadan Ilazi, ka takuar sot një grup të studentëve nga Universiteti Amerikan – Qendra në Bruksel me të cilët ka folur për progresin dhe sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Zëvendësministri Ilazi, përsëriti se ky vit është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të vendit dhe se populli dhe Qeveria e Kosovës presin që këtë vit të nënshkruajnë MSA-në dhe përfundojnë me sukses procesin e liberalizimit të vizave. Ndërkaq studentët u interesuan të dinin për raportet e Kosovës me shtetet fqinje me theks të veçantë me Serbinë, për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për tolerancën ndërfetare si dhe për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, për çka zëvendësministri Ilazi, u ofroi sqarime në detaje.

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Zëvendësministri Ilazi takon studentët e Universitetit Amerikan-Qendra në Bruksel "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-takon-studentet-e-universitetit-amerikan-qendra-ne-bruksel/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-takon-studentet-e-universitetit-amerikan-qendra-ne-bruksel/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-takon-studentet-e-universitetit-amerikan-qendra-ne-bruksel/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *