Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pret në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

10 Prill, 2015

Prishtinë, 10 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, me të cilin ka diskutuar për  agjendën evropiane të Kosovës.

Ministri ka falënderuar, z. Wieland për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian, po i ofron Kosovës e sidomos në procesin e integrimit evropian, duke qenë një prej institucioneve më përkrahëse në këtë drejtim.

Po ashtu e ka njoftuar me hapat të cilët po ndërmerr Kosova në këtë proces dhe synimet që brenda këtij viti të vendos marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes nënshkrimit të MSA-së, si dhe të përmbyll me sukses dialogun për liberalizimin e vizave.

“Pasi që të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të kaloj për miratim në Parlamentin Evropian. Ky institucion ka rolin e vetë edhe në pjesën përfundimtare të procesit të liberalizimit të vizave.  Kur është fjala tek ky institucion, këto procese pritet të mbështeten duke e marrë parasysh traditën e mbështetjes së plotë të procesit integrues në BE të Republikës së Kosovës nga ana e Parlamentit Evropian”, ka shtuar ministri.

Kurse zëvendëspresidenti Wieland, ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane  të Kosovës si dhe ka inkurajuar që të vazhdohet me reformat e nevojshme që lidhen me procesin integrues.

Last modified: 12 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministri Çollaku pret në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-zevendespresidentin-e-parlamentit-evropian-rainer-wieland/ […]

  2. Loring Ward thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-zevendespresidentin-e-parlamentit-evropian-rainer-wieland/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 27986 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-zevendespresidentin-e-parlamentit-evropian-rainer-wieland/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-zevendespresidentin-e-parlamentit-evropian-rainer-wieland/ […]

  5. keltec ksg 410 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-zevendespresidentin-e-parlamentit-evropian-rainer-wieland/ […]

  6. Free Undress AI thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-zevendespresidentin-e-parlamentit-evropian-rainer-wieland/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *