Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi me studentët nga Norvegjia: Ky vit duhet të jetë viti evropian për Kosovën

13 Prill, 2015

Prishtinë, 13 prill 2015 –  Zëvendësministri Ilazi ka takuar sot një grup të studentëve nga Universiteti Buskerud të Norvegjisë me të cilët ka bashkëbiseduar për progresin dhe sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministri Ilazi në fjalën hyrëse falënderoi popullin dhe shtetin norvegjez për përkrahjen e perspektives evropiane për Kosovën dhe mbështetjen konkrete përmes projekteve në zhvillimin e Kosovës në sektorin e tregtisë, drejtësisë, dhe edukimit.

Zëvendësministri Ilazi njoftoi studentët me punën që është bërë dhe që po bëhet në kuadër të proceseve integruese, respektivisht angazhimet e qeverisë për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimiit si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Zëvendësministri Ilazi theksoi se perspektivës evropiane, përkatësisht konkretizimi i kësaj perspektive është qenësore për suksesin që premton shteti i Kosovës, si një shtet i ndërtuar mbi parimet e paqes liberale.

Zëvendësministri Ilazi përsëriti para studentëve Norvegjez se izolimi i Kosovës nuk mund të vazhdoj: “ne presim që sivjet të nënshkruajmë MSA-në me Bashkimin Evropian si dhe të marrim një rekomandim pozitiv nga Komsioni Evropian në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen, një e drejtë të ciline gëzojnë të gjithë popujt e Ballkanit, përveç Kosovës”.

Zëvendësministri Ilazi, shtoi se ky do të jetë një rekomandim i bazuar në meritë, sepse jemi në fazën përfundimtare të përmbushjes së të gjitha kushteve të parashtruara në Udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave, duke shtuar se integrimi evropian nuk është vetëm integrim i burokracive në një sistem mirëpo më e rëndësishme se kjo është një integrim i popujve prandaj vizita të studentëve nga universitete evropiane në Kosovë ndihmojnë të adresojnë edhe sfidat e perceptimit për Kosovën dhe të rrisim mirëkuptimin midis nesh.

Studentët u interesuan për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe sfidat që po pengojnë përfarimin më të madh të vendit me familjen evropiane.

Last modified: 12 Gusht, 2022

6 Responses to " Zëvendësministri Ilazi me studentët nga Norvegjia: Ky vit duhet të jetë viti evropian për Kosovën "

  1. 테더 otc thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-me-studentet-nga-norvegjia-ky-vit-duhet-te-jete-viti-evropian-per-kosoven/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-me-studentet-nga-norvegjia-ky-vit-duhet-te-jete-viti-evropian-per-kosoven/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 62966 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-me-studentet-nga-norvegjia-ky-vit-duhet-te-jete-viti-evropian-per-kosoven/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-me-studentet-nga-norvegjia-ky-vit-duhet-te-jete-viti-evropian-per-kosoven/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you can find 53326 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-me-studentet-nga-norvegjia-ky-vit-duhet-te-jete-viti-evropian-per-kosoven/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-me-studentet-nga-norvegjia-ky-vit-duhet-te-jete-viti-evropian-per-kosoven/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *