Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi takohet me ambasadoren e Finlandës Anne Huhtamaki

14 Dhjetor, 2015

Prishtinë, 14 dhjetor – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj. Anne Huhtamaki e shoqëruar nga një delegacion i Ministrisë së Jashtme të Finlandës.

Fillimisht zëvendësministri Ilazi, ka falënderuar ambasadoren Huhtamaki, për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës duke theksuar ndihmën prej 2.5 milion eurove që ky shtet ka ndarë gjatë këtij viti për projekte zhvillimore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi biseduan për agjendën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave, për çka ambasadorja Huhtamaki, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të saj.

Kurse zëvendësministri Ilazi, ka theksuar se ky proces mbetet prioritet kyç i institucioneve të Republikës së Kosovës derisa nënshkrimi i MSA-së ka thënë se është një hap historik në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Zëvendësministri Ilazi takohet me ambasadoren e Finlandës Anne Huhtamaki "

  1. best world news thotë:

    I know this website offers quality depending articles or reviews and other
    material, is there any other website which gives these data in quality?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *