Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi inkurajon komunitetin serb për përfshirje më të madhe në procesin e integrimit evropian

11 Dhjetor, 2015

Mitrovicë e Veriut, 11 dhjetor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, së bashku me përfaqësuesin e Komisionit Evropian z. Thom Gnochi, mori pjesë sot në një debat publik në Mitrovicën e Veriut ku u diskutua për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, përkatësisht për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim si dhe procesin e  Liberalizimit të Vizave.

Ky debat është organizuar në Qendrën mediale të Mitrovicës së Veriut si pjesë e një projekti të bashkëfinancuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe Komuna e Zubin Potokut për promovimin e integrimit evropian tek komuniteti serb.

Gjatë këtij debati zëvendësministri Ilaiz theksoi se procesi i integrimit evropian ka nxitur ndryshime radikale pozitive në rajon, sepse është agjendë e cila bashkon jo vetëm qeveritë por edhe popujt e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zëvendësministri Ilazi, përsëriti se vazhdimi i izolimit të qytetarëve të Kosovës është i paqëndrueshëm përderisa theksoi se nënshkrimi i MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ishte një vendim historik dhe kjo marrëveshje do të jetë udhërrëfyes për vendin deri në anëtarësimin eventual.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *