Integrimi Evropian

Portugalia mbështet agjendën evropiane të Republikës së Kosovës

15 Dhjetor, 2015

Prishtinë, 15 dhjetor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, priti sot në takim ambasadoren e re të Republikë së Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën znj. Maria José Morais Pires.
Zëvendësministri Ilazi, e konsideroi të shkëlqyeshëm bashkëpunimin dhe relacionet mes Kosovës dhe Portugalisë si dhe përgëzoi ambasadoren për detyrën e re.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Ilazi, njoftoi ambasadoren lidhur me hapat që po ndërmerr Republika e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave për çka e informoi se Kosova ka përmbushur kriteret teknike në këtë drejtim.
Kurse ambasadorja e Portugalisë znj. Maria José Morais Pires, përgëzoi zëvendësministrin Ilazi për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian si dhe konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës.

Po ashtu u shpreh e gatshme për thellim të bashkëpunimit në shumë fusha mes të dyja vendeve.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *