Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi pret në takim mirëseardhës shefen e re të Zyrës së BE-së znj. Apostolova

1 Shtator, 2016

Prishtinë, 1 shtator 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, të cilës i ka dëshiruar mirëseardhje në emër të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendësministri Ilazi duke i uruar suksese në drejtimin e këtij institucioni, ka siguruar përfaqësuesen e BE-së se institucionet e Kosovës e veçanërisht Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyer me Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Po ashtu ka theksuar përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për avancimin e agjendës evropiane të vendit të cilën ka thënë se do ta shtyjmë para bashkërisht.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *