Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi në takim me donatorët për prezantimin e Dokumenteve Planifikuese Sektoriale

12 Tetor, 2015

Prishtinë, 12 tetor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, mori pjesë sot në takimin me donatorët në kuadër të prezantimit të programit IPA 2016, që kap vlerën prej rreth 115 milion euro.

 

Në këtë takim që kishte për qëllim rritjen e gjithëpërfshirjes dhe koordinimit në mes të institucioneve dhe donatorëve, u prezantuan Dokumentet Planifikuese Sektoriale për konkurrueshmëri, administratë publike, dhe të drejtat e njeriut e komuniteteve.

Me këtë rast, zëvendësministri Ilazi, theksoi se përmes këtij takimi synohet të rritet transparenca dhe bashkëpunimin me partnerët bilateralë duke mundësuar koordinim më të mirë dhe krijim të sinergjisë në mes programeve dhe instrumenteve të donatorëve aktiv në Kosovë.

“Dua të nënvizoj gatishmërinë tonë për të marr parasysh vërejtjet, komentet dhe sugjerimet eventuale nga ky takim dhe t’i inkorporojm ato gjatë zhvillimit të mëtutjeshëm të procesit të programimit të IPA 2016. Gjatë periudhës së ardhshme dy vjeçare do të alokohen afro 90 milion euro për rritjen e konkurrueshmërisë së vendit, 20 milion euro për reformën e administratës publike dhe 5 milion euro për promovimin e të drejtave të njeriut”, ka theksuar zëvendësministri Ilazi, i cili ka pranuar komentet e donatorëve në këtë drejtim.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

2 Responses to " Zëvendësministri Ilazi në takim me donatorët për prezantimin e Dokumenteve Planifikuese Sektoriale "

  1. sepornews thotë:

    This text is invaluable. When can I find out more?

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-ne-takim-me-donatoret-per-prezantimin-e-dokumenteve-planifikuese-sektoriale/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *