Shkup, 27 nëntor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, mori pjesë sot në konferencën rajonale të nivelit të lartë me temë “Reformat inkuadruese në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Shkup.
Në këtë konferencë që kishte për qëllim këmbimin e përvojave të shteteve të Ballkanit Perëndimor lidhur me reformat në procesin e integrimit evropian, zëvendësministri Ilazi, foli për progresin e Kosovës në agjendës evropiane, duke veçuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së si dhe faktin që Kosova ka përmbushur kriteret teknike dhe se është në pritje të një raporti pozitiv gjatë dhjetorit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.
Po ashtu zëvendësministri Ilazi, ka folur edhe për Raportin vjetor të KE-së, duke vlerësuar se Strategjia për zgjerim e BE-së si dhe Raporti vjetor janë mjete të rëndësishme për Kosovën për përshpejtimin e reformave në përputhje me kriteret e Kopenhagës dhe siç përcaktohen edhe në kuadër të MSA-së. “Ne jemi në fazën finale të përgatitjes së Planit Kombëtar për zbatimin e MSA-së”, ka bërë të ditur z. Ilazi.
Po ashtu zëvendësministri i Integrimit Evropian, ndër të tjera ka theksuar se vlerësimi i progresit për secilin vend që është në proces të integrimit në BE, sipas metodologjisë së re të vlerësimit nga KE-ja, jep një ide më të qartë se ku qëndrojmë në përgjithësi me reformat e kërkuara në krahasim me vendet e tjera kandidate.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-merr-pjese-ne-konferencen-rajonale-reformat-inkuadruese-ne-ballkanin-perendimor-ne-shkup/ […]