Integrimi Evropian

Kosova merr përvojën dhe praktikat më të mira të Kroacisë për Zbatimin e MSA

25 Nëntor, 2015

Prishtinë, 25 nëntor 2015 – Sot në Prishtinë, ka filluar konferenca dyditore e titulluar ‘Marrëveshja për Stabilizim Asociim: Çfarë mund të fitojë Kosova nga përvoja e Kroacisë?’. Konferenca e organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, e përkrahur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) – Zyra në Kosovëdhe Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të homologëve kroat dhe ekspertëve për anëtarësim në BE.

Kjo konferencë është organizuar në prag të hyrjes në fuqi të MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës, që pritet të ndodh në një të ardhme të afërt. Konferenca ka mbledhur më shumë se treqind përfaqësues të të gjitha palëve të interesuara vendore dhe ndërkombëtare, për të diskutuar thellësisht për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, me synim që t’i mundësojë palëve të interesuara të Kosovës të marrin praktikat më të mira të Kroacisë lidhur me këtë çështje dhe t’i shfrytëzojnë ato për pikat e ardhshme kyçe për pjesën tjetër të rrugës drejt BE-së.

Konferenca u hap me mbajtjen e fjalimit kryesor nga z. RamadanIlazi, Zëvendësministër i Integrimit Evropian, i cili theksoi se zbatimi i MSA-së do të kërkojë reforma gjithëpërfshirëse të sistemit politik dhe ekonomik të Kosovës, dhe nga ana tjetër kërkon përfshirjen e domosdoshme të të gjitha palëve të interesuara në këtë proces. Ai gjithashtu theksoi se Kosova nga MSA-ja do të ketë përfitime të mëdha e veçanërisht ekonomikisht, përmes liberalizimit të tregut me BE-në dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve.

Kurse znj. AlessandraRoccasalvo, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-sënë Kosovë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha palëve të përfshira duke vlerësuar se kjo konferencë dyditore është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Ambasadës Kroate, që filloi në vitin 2013 përmes angazhimit të këshilltarëve rajonal të UNDP-sëroli i të cilëve sipas saj ishte të ofrojnë informacione mbi gjendjen e shteteve të rajonit që janë në faza të ndryshme të procesit të Integrimit Evropian.

Z. MladenGlavina, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë, gjatë kësaj konference theksoi se përvoja e Kroacisë për zbatimin e MSA-së, si një vend që ka kryer gjithë ciklin e negociatave me BE-në, është relevante për Kosovën e të cilën ka thënë se Kroacia ka kënaqësi ta ofrojë.

Ndërsa znj. MarijaKapitanoviq, Udhëheqëse e Sektorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, theksoi se MSA-ja është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në BE dhe se është marrëdhënia e parë institucionale me BE-në që ngërthen në vete aspektininstitucional, politik dhe ekonomike. Me zbatimin e MSA-së,znj. Kapitanoviq ka thënë se nënkuptohet edhe fillimi i reformavestruktutrore.

Ambasadori norvegjez në Kosovë z. JanBraathu, në fjalimin e tij tha se “Ne bashkëpunojmë me BE-në dhe shtetet anëtare të BE-së për arsye se ne ndajmë një grup të vlerave dhe se kemi nevojë për zgjidhje të përbashkëta për sfidat që na dalin. Ne bashkëpunojmë sepse kjo është në interesin tonë kombëtar”.

Kurse z.LiborChlad, Zëvendës Udhëheqës i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, ka theksuar se MSA-ja hap një fazë të re dhe emocionuese në marrëdhëniet BE-Kosovë për shkak se krijon një marrëdhënie kontraktuale që përfshinë të drejta dhe detyrime reciproke.

Sipas z. Chlad, ajo ka për qëllim që në mënyrë progresive të krijoj një zonë të tregtisë së lirë e cila do të ofrojë mundësi të reja afariste për të dy palët.

Ai ka pohuar se Bashkimi Evropian do të vazhdoj të përkrah institucionet e Kosovës në fuqizimin e kornizës rregullative në përputhje me standardet dhe praktikat e BE-së. Për këtë qëllim ka thënë se janë ndarë 645. 5 milion Euro për Kosovën në kuadër të asistencës së para-anëtarësimit deri në vitin 2020.

Për rëndësinë e MSA-së ka folur edhe z. Gëzim Kasapolli, Këshilltar për Integrime Evropiane i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka vlerësuar se nënshkrimi dhe miratimi i saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  Ai ka informuar se tanimë kanëfilluar procedurat për ndërtimin dhe fuqizimin e kapaciteteve administrative të Kuvendit të Kosovës, që do të jenë bosht i garantimit të cilësisë dhe zbatueshmërisë efektive të legjislacionit evropian në Kosovë.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *