Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi kërkon nga Komunat angazhim më të madh për vetëdijesim të qytetarëve për atë se çfarë nënkupton liberalizimi i vizave

8 Tetor, 2015

Prishtinë, 8 tetor 2015 – Me qëllim të bashkërendimit të punëve në kuadër të agjendës evropiane, si dhe rritjen e koordinimit midis institucioneve qendrore dhe komunale, sot zëvendësministri i Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të kolegjiumit të zyrtarëve komunal për Integrime Evropiane të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Në këtë takim Zëvendësministri Ilazi, ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të Liberalizimit të Vizave ku ka kërkuar nga zyrtarët Komunal ndërmarrjen e aktiviteteve të ndryshme me qëllim informimin e qytetarëve të Komunave përkatëse se çfarë nënkupton liberalizimi i vizave, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet që ekzistojnë si dhe qytetarët të informohen drejt.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

2 Responses to " Zëvendësministri Ilazi kërkon nga Komunat angazhim më të madh për vetëdijesim të qytetarëve për atë se çfarë nënkupton liberalizimi i vizave "

  1. worldwide news thotë:

    Howdy! Do you use Twitter? I’d like to follow you if
    that would be ok. I’m absolutely enjoying your
    blog and look forward to new updates.

  2. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-kerkon-nga-komunat-angazhim-me-te-madh-per-vetedijesim-te-qytetareve-per-ate-se-cfare-nenkupton-liberalizimi-i-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *