Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendës Ministrja Statovci – Demaj prezanton pakon financiare IPA 2015 në vlerë prej 78 milion euro

15 Nëntor, 2016

15.11.2016 Prishtinë – Zëvendës Ministrja Anila Statovci Demaj, prezantoi para Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikes së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) 2015. Të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

 

Marrëveshja Financiare për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) 2015 është përgatitur dhe paraprakisht pajtuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të financimit të 16 projekteve në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.

 

Programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2, dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë:
– Sundimi i ligjit,
– Energjia, dhe
– Bujqësia dhe zhvillimi rural.

 

Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në, si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Pas shqyrtimit të sotëm, Projektligji do të dërgohet për shqyrtim në senacë plenare të Kuvendit të Republike së Kosovës.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

3 Responses to " Zëvendës Ministrja Statovci – Demaj prezanton pakon financiare IPA 2015 në vlerë prej 78 milion euro "

  1. sepornews thotë:

    Great post. I was checking constantly this weblog and I am impressed!
    Extremely useful information particularly the ultimate section 🙂 I handle such info much.
    I used to be looking for this particular info for a very long
    time. Thanks and best of luck.

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministrja-statovci-demaj-prezanton-pakon-financiare-ipa-2015-ne-vlere-prej-78-milion-euro/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministrja-statovci-demaj-prezanton-pakon-financiare-ipa-2015-ne-vlere-prej-78-milion-euro/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *