Prishtinë, 16 Korrik 2019 – Zëvendës ministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, priti në takim grupin e studentëve çek, me të cilët diskutoi për zbatimin e reformave, procesin integrues dhe liberalizimit të vizave.
Të rinjtë tanë, theksoi z. Çelaj, janë vlera dhe aseti më i çmuar i vendit tonë, ata kanë nevojë për hapësirë veprimi, për bashkëngjitje dhe qasje të lehtësuar me vlerat evropiane, me moshatarët e vet, arsim dhe ngritjen e profesionalizmit të vet.
“Pengesat në lëvizjen e lirë për qytetarët tanë, në veçanti për të rinjtë tanë, është hendikep i cili duhet të mënjanohet dhe presim nga Këshilli i Ministrave të trajtoj këtë çështje të rëndësishme për qytetarët tanë. Diaspora jonë është shumë e fuqishme dhe kjo ndikon edhe në raportet tjera, sikur është aftësimi i të rinjve tanë dhe investimet, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe aspektet tjera që ndikojnë në avancimin e vendit dhe qytetarëve tanë”, potencoi Z. Çelaj, dhe shtoi se e ardhmja e jonë dhe vendit tonë është pa alternativë, integruese euro-atlantike.
Studentët çekë, u interesuan për progresin dhe procesin e reformave, aspektet e zhvillimit ekonomik, fushat e investimeve dhe arsimimit, çështjet ambientale dhe ndaljen e “brain gain”, si çështje problematike e të gjitha shteteve.
Z. Çelaj potencoi se vlerat integruese dhe përcaktimi konsensual për të ardhmen evropiane të Kosovës bëjnë që të bëhet përkushtim i shtuar për të ndalur ikjen e të rinjve apo “brain gain”, duke u fokusuar për vonesat e padrejta për procesin integrues. Vonesat, theksoi z. Çelaj, mund të sjellin ndikime të padëshirueshme nga rreziqet globale të ndryshme nga vlerat dhe përcaktimet integruese euro-atlantike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Last modified: 5 Gusht, 2022
See Amazin News Website Daily Worldwide Sepor News
… [Trackback]
[…] Here you can find 34916 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-celaj-priti-ne-takim-studentet-cek-bashkimi-evropian-nuk-duhet-te-vonohet-per-procesin-integrues-te-rajonit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministri-celaj-priti-ne-takim-studentet-cek-bashkimi-evropian-nuk-duhet-te-vonohet-per-procesin-integrues-te-rajonit/ […]