Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha vlerësoi angazhimin e ambasadorit Sjaastad: Përkrahja e Norvegjisë është vlerë e shtetit të Kosovës

16 Korrik, 2019

Prishtinë, 16 Korrik 2019 – Në takimin lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha vlerësoi angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme për proceset integruese.

Norvegjia ka qenë përkrahëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës, potencoi Ministrja Hoxha duke cekur se kontributi i Ambasadorit, ishte shumë i madh në këtë thellim të bashkëpunimit.

“Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë shembullore dhe kësaj i keni kontribuar shumë, z. Ambasador. Ju keni thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin, duke e bërë rrugën tonë në procesin integrues më të lehtë dhe më të avancuar. Gjtihsesi, rruga jonë, miqësia jonë nuk do të ndalen me përfundimin e mandatit Tuaj në Republikën tonë”, theksoi Ministrja, duke shtuar se miqësia e tillë si ajo e ambasadorit Per Strand Sjaastad, është vlerë për Kosovën.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, vlerësoi angazhimet e Ministrisë në procesin integrues, rrugën dhe konsensusin nacional për procesin integrues, duke potencuar se ka qenë i nderuar dhe i lumtur gjatë kryerjes së detyrave të ambasadorit në Republikën e Kosovës.

Ministrja Hoxha dhe Ambasadori Per Strand Sjaastad, vlerësuan se Kosova dhe Norvegjia, janë shembull i bashkëpunimit dhe miqësisë, duke vlerësuar përkrahjen e Norvegjisë në procesin integrues, në reforma dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Last modified: 4 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *