Prishtinë 17 Janar 2019 – Në trajnimin e organizuar për zyrtarët komunalë për programin e BE-së, “Evropa për qytetarët”, u theksua përkushtimi për forcimin e bashkëpunimit me komuna dhe shoqërinë civile në të gjitha drejtimet për përmirësim të qeverisjes.
Trajnimin e hapi, Zëvendës ministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, me ç’rast theksoi se trajnimi bëhet me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, për t’i trajnuar zyrtarët komunalë se si të aplikojnë në thirrjet e programit “Evropa për qytetarët”.
Programi i BE-së, “Evropa për qytetarët” mbështet projekte që kontribuojnë rritjes së njohurive të qytetarëve rreth BE-së, historisë dhe diversitetit të tij dhe projektet që nxisin qytetarinë evropiane si dhe për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike në nivel të BE-së.
Në thirrjet e këtij programi mund të marrin pjesë autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, vuri në dukje Z. Çelaj dhe shtoi se Ministria e Integrimit Evropian është institucion koordinues i këtij programi, prandaj ka organizuar trajnimin për komunat e Kosovës. Sidoqoftë, theksoi z. Çelaj, ju do të aplikoni drejtpërdrejt te agjencitë e Bashkimit Evropian, të cilat janë përgjegjëse për programin, dhe për këtë do të mësoni më shumë nga ky trajnim.
Ministria e Integrimit Evropian do të ofrojë ndihmën e nevojshme për të mundësuar aplikimin sa më të suksesshëm në kuadër të thirrjeve të këtij programi dhe do të organizojë sesione informuese dhe trajnime.
Last modified: 8 Gusht, 2022
Hello there! This post could not be written any better!
Reading through this post reminds me of my previous room
mate! He always kept talking about this. I will
forward this write-up to him. Pretty sure he
will have a good read. Thank you for sharing!